Rama:Shqipëria nuk do të bëjë marrëveshje si ajo me Italinë me asnjë vend tjetër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë sot në deklaratat e tij, duke përjashtuar mundësinë që Shqipëria të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme me atë të Italisë për strehimin e emigrantëve, me ndonjë shtet tjetër.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer, Rama u pyet nga një gazetar i ITV News nëse Shqipëria do të ishte e hapur për marrëveshje të tilla edhe me Britaninë e Madhe apo vende të tjera. Përgjigjja e tij ishte e qartë: “E keni kuptuar drejt. Kjo marrëveshje është unike dhe vlen vetëm për Italinë.”

Rama tha se që në fillim të procesit me Italinë, ka qenë i sinqertë dhe transparent se bëhej fjalë për një rast të veçantë, i diktuar nga marrëdhëniet e veçanta dypalëshe dhe faktorët gjeografikë.

“Për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh nëse ishim të hapur për një gjë të tillë dhe ju kemi thënë: Jo! Sepse jemi besnikë të martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri,” u shpreh kryeministri me një ton të ironizuar, por të vendosur.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur çështja e emigracionit mbetet një ndër temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit, dhe veçanërisht mes Britanisë dhe vendeve prej nga vijnë një pjesë e emigrantëve që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.