Ngërçi parlamentar vazhdon: dështon për herë të 16-të votimi i fshehtë në Kuvend

E diel, 6 Korrik, 2025

Përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjidhur ngërçin njëmujor në Kuvendin e Kosovës dështoi sërish të enjten, pasi propozimi për votim të fshehtë nuk mori mbështetjen e nevojshme nga partitë e tjera.

Në votim morën pjesë 56 deputetë, nga të cilët 55 votuan pro, një kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim. Pavarësisht shumicës së thjeshtë, mungesa e një konsensusi më të gjerë bëri që tentativa e 16 për konstituimin e Kuvendit të dështojë.

Ngërçi në Kuvend ka lënë të bllokuara proceset bazë parlamentare, përfshirë formimin e komisioneve dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese. Seanca e parë e kësaj legjislature u mbajt një muaj më parë, por deri më tani nuk ka sjellë ndonjë përparim të dukshëm.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të zhvillojë takime me liderët politikë gjatë ditës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për situatën e krijuar.

Seanca e radhës e Kuvendit është caktuar për të shtunën, më 17 maj, në orën 10:30.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.