Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, ku u prit nga kryeministri shqiptar Edi Rama në një takim që nënvizoi përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe synimin për bashkëpunim të zgjeruar mes dy vendeve.
Në përfundim të takimit në Tiranë, të dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Starmer theksoi rëndësinë që qeveria e tij i jep këtij partneriteti.
“Kjo vizitë është një deklaratë e qartë qëllimi për mënyrën se si e shohim marrëdhënien tonë me Shqipërinë,” u shpreh ai, duke e cilësuar raportin dypalësh si “të veçantë”.
Gjatë vizitës, delegacionet e të dy qeverive nënshkruan dy dokumente të rëndësishme bashkëpunimi: një Deklaratë të Përbashkët për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta dhe një Deklaratë Qëllimi mbi eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.
Kryeministri Rama, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi vizitën si “kënaqësi” dhe publikoi pamje nga takimi dhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve. “Kënaqësi të mikpritnim Kryeministrin britanik Keir Starmer në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri,” shkroi ai.
Vizita e Starmer vjen në një moment kur të dy vendet janë angazhuar për të thelluar bashkëpunimin në fusha strategjike, përfshirë sigurinë, mbrojtjen dhe zhvillimin ekonomik.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.