Pazari i Vjetër i Gjirokastrës nuk është vetëm një mozaik rrugësh kalldrëmi dhe ndërtesash mesjetare, por edhe një vatër e gjallë e traditës artizanale shqiptare, ku zanatet e vjetra vazhdojnë të jenë pjesë e ofertës turistike.
Një nga ato zanate që rezistojnë ndaj kohës është puna me tezgjahun, e mbajtur gjallë nga artizanët e zonës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër sjell në fokus punën e artizanes Manushaqe Toto nga fshati Lazarat, e cila në mënyrë modeste dhe me shumë pasion vazhdon të ruajë dhe përcjell traditat e vjetra të këtij vendi.
Manushaqe është ndër pak gratë që punojnë në tezgjah në gjithë qarkun e Gjirokastrës dhe e vetmja në Lazarat, ku modernizmi ka sfiduar shumë nga zanatet tradicionale. Ajo ka mësuar këtë art nga gjyshja dhe nëna e saj, ku dikur puna bëhej jo në tezgjah, por në “veq” – një strukturë improvizuar me shkopinj të lidhur në hardhitë e rrushit.
Procesi që Manushaqe rrëfen përfshin qethjen e bagëtive, larjen dhe krehjen e leshit, tjerrjen në furkë dhe më pas punën e hollësishme në tezgjah. Nga duart e saj dalin qilima, çanta, rrugica dhe plafe (çulla), duke mbajtur gjallë jo vetëm artin, por edhe shpirtin e një tradite të pasur që gërsheton kulturën dhe historinë e Gjirokastrës.
Ky artizanat është një pjesë e çmuar e ofertës turistike që fton çdo vizitor të preket nga magjia e punës së dorës dhe të zbulojë thesaret e vërteta të Shqipërisë së vjetër.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.