Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin për të shprehur falenderimet për qytetarët, që i besuan një mandat të katërt Partisë Socialiste.
Në sheshin “Skënderbej”, Rama u shpreh se shqiptarët i besuan sërish PS dhe shtoi se ky mandat, do të jetë i integrimit të Shqipërisë në BE.
“Fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS në 12 qarqet dhe të gjithë prej këtij sheshi të Skënderbeut, për të korrur çfarë mbollëm. Për 30 ditë, shqiptarët gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na e besojnë ne, PS, mandatin e katërt. Na besuan më shumë se asnjëherë më parë. Në 4 vjet mbollëm më shumë besim, ne mbollëm më shumë shpresë për Shqipërinë, mbollëm krenari për Shqipërinë europiane. Shqiptarët zgjidhën për një Shqipëri edhe më të mirë”, theksoi ai.
Në sheshin “Skënderbej”, Rama u shpreh se me PS, vendi ecën i sigurt drejt BE.
“Shumica jashtë kufijve mendon njësoj si shumica brenda kufijve, për Shqipërinë në BE. Kjo do të thotë shumë për mua dhe për ne të gjithë. Nuk di sesi t’i falenderoj sa, dhe si duhet. Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar, ime më, Aneta nuk më ndoqi, por duke qenë se edhe këtë herë, të dy u tërhoqen nga vareri në fushatë, dua t’u them të ma bëjnë hallall, po na shohin dhe janë krenar për mua dhe janë krenar për Shqipërinë që po ndërtojmë. Falenderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë, Linda Ramën”, theksoi ai.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.