PD padit KQZ pasi KAS shfuqizoi vendimi për mosnumërimin e zarfeve nga Greqia

E martë, 17 Nëntor, 2026

Votat e ardhura nga Greqia duket se janë kthyer në ‘fushëbetejën’ e re mes palëve politike, PD dhe PS, si dhe mes KQZ, KAS.

Partia Demokratike ka paditur KQZ në lidhje me shfuqizimin nga KAS të vendimit të mëparshëm për ndërprerjen e numërimit të votave të diasporës nga Greqia, dhe me vijim e numërimit të zarfeve nga shtetet e tjera.

Ishte KQZ që pranoi kërkesën e  PD për të mosnumëruar zarfet e mbërritura nga Greqia, pasi demokratët kanë pretenduar se ka pasur anomali. Ndërkohë pasi KQZ mori vendim që të vijonte numërimi dhe të liheshin mënjanë votat e Greqisë, Partia Socialiste e ankimoi dhe e çoi në KAS, duke thënë se ky vendim ishte i paligjshëm.

Më pas Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksione pranë KQZ e shfuqizoi vendimin dhe urdhëroi që numërimi i votave të diasporës të bëhej për çdo shtet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.