Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit paraprake për votimin jashtë vendit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Deri tani janë numëruar 38 266 zarfa nga gjithsej 194,889 që pritet të mbërrijnë dhe përpunohen.
Rezultatet tregojnë një epërsi të ndjeshme të Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila ka marrë 21 054 vota, që përfaqësojnë 55.42 % të totalit të deritanishëm të votave të diasporës.
Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 10 760 vota (28.32%).
Tabela e plote:
Nr | Subjekti | Sigla | Vota | |||
1. | ![]() | Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore | PD-ASHM | 10760 | 28.32 % | |
2. | ![]() | Lëvizja Bashkë | BASHKE | 916 | 2.41 % | |
3. | ![]() | Lëvizja Atdheu | LA | 48 | 0.13 % | |
4. | ![]() | Partia Koalicioni Euroatlantik | KEA | 241 | 0.63 % | |
5. | ![]() | Partia Socialiste e Shqipërisë | PS | 21054 | 55.42 % | |
6. | ![]() | Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet | NISMA-SHB | 3129 | 8.24 % | |
7. | ![]() | Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare | AKSH | 221 | 0.58 % | |
8. | ![]() | Partia Aleanca Demokracia e Re | ADR | 15 | 0.04 % | |
9. | ![]() | Koalicioni Djathtas për Zhvillim | DZH | 96 | 0.25 % | |
10. | ![]() | Partia Mundësia | MUNDESIA | 1157 | 3.05 % | |
11. | ![]() | Partia Socialdemokrate | PSD | 355 | 0.93 % |