Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat nga Parku Olimpik tha se deri në këtë moment janë numëruar 35% e totalit.
“262 kuti kemi numëruar nga 747 në total. Për qarkun Kukës kemi përfunduar procesin e numërimit, përjashtuar 71 zarfe të ardhur nga shteti grek”.
I pyetur për rivlerësimin e zarfeve të ardhura nga shteti grek, Celibashi u përgjigj se, “duhet të evidentojmë zarfet që nuk i nënshtrohen procesit të numërimit. Ndoshta duhet t’i lëmë në tavolinë, vetëm kjo ka ngelur. Realisht dua të kuptoj me vendim e KAS se cila është gjëja që ne duhet të ndryshojmë”.
“Nuk ka një vendim të Komisionerit Shtetëror për të bllokuar procesin e numërimit të votave nga jashtë. Ka të bëjë me mënyrën e administrimit të këtyre zarfeve. Nuk ka një vendim për t’u mos u vlerësuar votat e ardhura nga jashtë. Letra është prej kohësh publike. I kemi kërkuar kompanisë dokumentacionin e shpërndarjes së zarfeve në shtetin grek. Kjo lidhet kujt i është dërguar, kur, etj.
Procesi është duke shkuar shumë mirë, s’kemi pasur pengesa artificiale. Do duhet të përpunohet një dokumentacion voluminoz, shto këtu lodhjen. Është një punë që zhvillohet në stres Deri në fund të javës do të kemi rezultatin edhe për votimin nga jashtë“, u shpeh Celibashi.
Ai njoftoi se deri në fund të javës do të kemi rezultatin e konkluduar të votës së shqiptarëve jashtë vendit, që do t’i bashkëngjitet asaj kombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.