Vlerësimi i votave nga Greqia, Celibashi: Përgjegjësi e grupeve të numërimit

E martë, 1 Korrik, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se procesi i vlerësimit të votave nga jashtë është përgjegjësi e grupeve të numërimit të ngritura për këtë qëllim dhe komisionit përkatës.

Celibashi u përgjigj interesit të medies lidhur me votat e qytetarëve shqiptarë në Greqi, ku u raportua për problematika në shpërndarjen dhe mbledhjen e fletëve të votimit.

“Do të jetë në vlerësimin e tyre çdo aspekt që ka të bëjë me dokumentacionin zgjedhor të votimit nga jashtë dhe në përputhje me sjelljen dhe vendimmarrjen e tyre. Atëherë si komisioner shtetëror mund të disponoj rast pas rasti për këtë proces”, deklaroi Celibashi në një deklaratë për mediet pas përfundimit të procesit të votimit në të gjithë vendin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.