Vëllimi II i “Historisë së shqiptarëve”, redaksia qëndrore mblidhet për punimet

E mërkurë, 21 Maj, 2025

Punimet për vëllimin e dytë të “Historisë së shqiptarëve” sollën një tjetër takim të historianëve. Puna për hartimin e konceptit, përgatitjen, propozimin dhe miratimin e platformave shkencore dhe preventivit për realizimin e projektit madhor të “Historisë së shqiptarëve” ka filluar gjatë vitit 2021, ku që nga ajo kohë herë pas here akademikë dhe historianë kanë zhvilluar takime të ndryshme për procesin e punës. Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dje u mblodh redaksia qendrore, Tiranë, e projektit madhor “Historia e shqiptarëve” e përbërë nga akad. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Paskal Milo, prof. dr. Ferit Duka, prof. dr. Neritan Ceka dhe koordinatorët.

Takimi u zhvillua për të mbyllur ciklin e diskutimeve në redaksitë qendrore rreth punimeve, që janë përgatitur për vëllimin e dytë të “Historisë së shqiptarëve”.  Sipas ASH, në diskutim, kryetari i komisionit të historisë, prof. dr. Paskal Milo dhe kryetari i komisionit të arkeologjisë prof. Neritan Ceka vlerësuan punën e mirë të akad. Pëllumb Xhufit në përmbajtjen e kapitujve që kanë të bëjnë me periudhën e Skënderbeut në tekstin e “Historisë së shqiptarëve”: për mënyrën e re të parashtrimit të historisë, jo vetëm si histori politike, por edhe si histori e qytetërimit arbëror të kësaj periudhe.

“U vlerësua gjithashtu puna e autorëve për korrigjimin e  aspekteve që kanë të bëjnë me çështjet teknike, dhe u vu theksi që më tej të sqarohen termat që përcaktojnë identitetin dhe historinë e vërtetë, mbështetur në burimet njerëzore dhe ekomomike”, bën me dije ASH. Në fund të këtij takimi u ra dakord, që termat të koordinohen me të gjithë autorët e vëllimit të dytë të “Historisë së shqiptarëve”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.