Në ambientet e Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan u mbajt një aktivitet promovues në kuadër të pesëvjetorit të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), një institucion kyç në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe.
Aktiviteti u hap nga Dr. Aurela Basha, organizatore e veprimtarisë, e cila vuri theksin në domosdoshmërinë e ndërveprimit akademik për forcimin e lidhjeve me diasporën kulturore. Më tej, Prof. as. dr. Ardian Lami, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, falënderoi të pranishmit dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të reja me QSPA-në në projekte të përbashkëta kërkimore e kulturore.
Drejtoresha e Qendrës, Prof. Diana Kastrati, në një fjalë përmbledhëse, paraqiti arritjet dhe drejtimet kryesore të punës së institucionit që nga themelimi. Ajo përmendi tre shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet veprimtaria e qendrës: studimet shkencore, botimet dhe aktivitetet kulturologjike, që synojnë të ndërtojnë një urë të qëndrueshme midis Shqipërisë dhe komunitetit arbëresh në Itali.
Në qendër të prezantimit ishin edhe disa nga projektet më të spikatura të QSPA-së, si Fondi Elektronik i Librit Arbëresh (FEL), revista shkencore Continuum, kolana kushtuar Prof. Ernest Koliqit dhe botimi i fundit madhor: “Jeronim De Rada – Vepra historike dhe filologjike”, e kuruar nga studiuesi i njohur Prof. Jup Kastrati.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.