Çiklisti danez Mads Pedersen ishte fituesi i etapës së parë të edicionit të 108-të të “Giro d’Italia”, e cila për herë të parë në histori nisi nga Shqipëria. Gara nisi sot nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë, pas një itinerari prej 160 kilometrash.
Pedersen, kampion bote në vitin 2019, triumfoi në sprintin final në kryeqytetin shqiptar, pas një etape të shpejtë dhe dinamike. Në garë morën pjesë 184 çiklistë, të cilët u nisën në orën 13:10 nga qyteti bregdetar dhe mbërritën në Tiranë rreth orës 17:00.
Etapa nuk ishte pa incidente. Në zonën e Freskut, pak metra përpara finishit, ndodhi një përplasje ku u përfshi Jay Vine, i cili humbi kontrollin në një kthesë dhe u rrëzua. Pas tij u përplasën edhe çiklistët Mikel Landa dhe Geoffrey Bouchard. Të tre u trajtuan nga ekipet mjekësore në vendngjarje dhe më pas u dërguan për ekzaminime të mëtejshme.
Gara po ndjek një itinerar të gjatë prej 3443.3 kilometrash përgjatë 21 etapave, që do të përmbyllet në Romë më 1 qershor. Shqipëria është mikpritëse e tri etapave të para të këtij turneu prestigjioz, një arritje e madhe për vendin, që po promovon imazhin e tij përmes sportit ndërkombëtar.
Me një mbulim televiziv në mbi 200 vende dhe më shumë se 800 milionë teleshikues të pritshëm gjatë tri ditëve të para, Shqipëria gjendet sot në qendër të vëmendjes globale. Fotot e peizazheve malore, qyteteve bregdetare dhe entuziazmit të publikut në rrugë po shpalosin për miliona shikues një realitet të ri dhe më të afërt të vendit në hartën e eventeve sportive botërore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.