Për herë të trembëdhjetë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe sot Lëvizja Vetëvendosje institioi që të formohet komisioni ad-Hoc për votim të fshehtë, por përsëri nuk mori mbështetjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës.
E në mungesë të kuorumit seanca e sotme u ndërpre për të vazhduar më 11 maj nga ora dhjetë.
Që në nisje të seancës kryesuesi, Avni Dehari kërkoi nga partitë politike që të propozojnë kandidatët për formim të komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit.
Ishte deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila mori fjalën por që iu ndërpre nga kryesuesi Dehari.
“Mundesh me na thirr edhe 48 herë, çdo 48 orë edhe me kërkuar me propozuar dikë“, tha ajo.
Dehari më pas kërkoi nga regjia për t’ia ndal deputetes Bajrami mikrofonin.
Më pas u hodh në votim formimi i komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit, dhe në mungesë të votave të mjaftueshme u ndërpre seanca për të vazhduar të dielën më 11 maj në ora 10:00.
Pro formimit të këtij komisioni votuan 56 deputetë, dhe një kundër.
“Për kanë votuar 56 deputetë një ka qenë kundër nuk kemi kuorum shihemi përsëri më 11 maj në orën 10:00”, tha ai.
Kurti kujton Faik Rexhepin: Ishte një patriot që u bë simbol i ngjarjeve politike të Kosovës
Procesi i konstituimit të Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa – nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për Albulena Haxhiun të cilën e ka propozuar për kryetare të Kuvendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.