Sormaz u bën thirrje serbëve në Kosovë: Shkëputuni nga ndikimi i Beogradit

E diel, 6 Korrik, 2025

Ish-deputeti serb, Dragan Sormaz, ka bërë një deklaratë të fortë duke u kërkuar serbëve që jetojnë në Kosovë të shkëputen përfundimisht nga ndikimi i Beogradit dhe të ndërtojnë një përfaqësim të pavarur politik në institucionet kosovare. Në një shkrim autorial për platformën “The Geopost”, Sormaz ka theksuar se “Amerika dhe Evropa do t’i mbështesin” serbët e Kosovës nëse ata zgjedhin rrugën e vetëvendosjes politike.

“Hiqni dorë nga pushteti i kalbur në Beograd. Krijoni partitë tuaja autentike, merrni pjesë në zgjedhje dhe fitoni ndaj shërbëtorëve që e quajnë veten ‘Lista Serbe’”, ka shkruar ai, duke aluduar se kjo parti është vegël e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas Sormaz, fakti që Lista Serbe mban ende 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës është dëshmi se Vuçiqi “nuk ka më asgjë për të ofruar për serbët në Kosovë”. Ai ka komentuar edhe bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës për herën e 12-të, duke theksuar se kjo situatë është pasojë e përfshirjes së anëtarëve të Listës Serbe në sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në shkrimin e tij, Sormaz ka folur edhe për protestat në Serbi, që shpërthyen në nëntor pas shembjes tragjike të çatisë së stacionit të trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona. Ai ka përmendur dështimin e Vuçiqit për të pasur takime të rëndësishme gjatë vizitës së tij në SHBA, si tregues të rënies së ndikimit të tij ndërkombëtar.

“Presioni i protestave, bashkë me izolimin diplomatik, çojnë në një përfundim të pazakontë, por ndoshta të domosdoshëm: serbët e Kosovës duhet të marrin fatin në dorë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre brenda institucioneve të Kosovës,” përfundon Sormaz.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.