Rama: “Air Kosova” kompania më e re ajrore shqiptare nis fluturimet nga Kukësi

E martë, 1 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës se kompania e re ajrore “Air Kosova” do të nisë operacionet nga Aeroporti i Kukësit, duke shënuar një tjetër hap në përpjekjet për të decentralizuar dhe zgjeruar transportin ajror në Shqipëri.

Lajmi u bë publik gjatë fluturimit të parë certifikues në aeroportin më të ri të vendit në jug, ku edhe u përmbyll zyrtarisht dorëzimi i infrastrukturës ajrore. Në këtë kontekst, Rama zbuloi se “Air Kosova” – një kompani e regjistruar zyrtarisht në janar të vitit 2025 – do të ketë bazën e saj në Kukës, ndërsa “Air Albania”, linja kombëtare aktuale, do të vendoset në Vlorë.

“Ka nisur puna për sigurimin e avionëve dhe përgatitjen e operacioneve në territor. Kjo kompani do të jetë krenaria jonë e përbashkët me Kosovën,” deklaroi Rama, duke shfaqur certifikatën e regjistrimit të “Air Kosova” para mediave. Ai theksoi se kompania synon të lidhë qytetet e Kosovës me destinacionet europiane përmes aeroportit të Kukësit, duke u fokusuar veçanërisht te diaspora shqiptare.

Ndërsa nuk dha një datë konkrete për nisjen e fluturimeve, Rama la të kuptohet se operacionet janë çështje kohe: “Nuk po jap datë sepse kam mësuar se çdo datë që jap unë, fusin brenda syrin e keq.”

Kjo lëvizje strategjike vjen në një moment të rritjes së interesit për zhvillimin e infrastrukturës ajrore shqiptare, me aeroportin e Vlorës që pritet të menaxhojë mbi 3 milionë pasagjerë në vitin e parë të operimit dhe të ofrojë shërbime për fluturime transoqeanike.

Për Kukësin, një zonë me potencial të madh por shpesh e lënë në hije nga qendrat më të mëdha urbane, “Air Kosova” përfaqëson një mundësi të re për zhvillim ekonomik, qarkullim njerëzor dhe integrim më të thellë me rrjetin ajror të rajonit dhe më gjerë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.