Ekstradohet nga Spanja një shtetas shqiptar i dënuar për propagandë terroriste

E premte, 4 Korrik, 2025

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Deportimi”, duke bërë të mundur ekstradimin nga Spanja të shtetasit shqiptar Kreshnik Haxhiaj, 39 vjeç. Operacioni u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit, Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe autoritetet spanjolle.

Haxhiaj ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 4 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Pas lokalizimit të tij në territorin spanjoll dhe arrestimit të suksesshëm falë bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve të të dy vendeve, Haxhiaj u deportua drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë.

Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar tashmë SPAK-ut, i cili do të ndjekë të gjitha veprimet e mëtejshme ligjore në vijim të procesit gjyqësor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.