Shkolla “Migjeni” në Passo del Tasso,edukim, argëtim e përjetime të paharrueshme

E martë, 1 Korrik, 2025

E diela e sotme  u shndërrua në një ditë të veçantë për prindërit, nxënësit dhe mësueset e shkollës shqipe “Migjeni” në Fano, si dhe anëtarë të shoqatës “Ilirianët”. Të gjithë së bashku, ne piknikun “Passo del Tasso” një kënd i mrekullueshëm i natyrës pranë përroit Arzilla – për të kaluar një ditë ndryshe, larg zhurmës së përditshme, larg ekraneve te cellulareve,në kontakt të drejtpërdrejtë me gjelbërimin, ajrin e pastër dhe ritmet e qeta të jetës së natyrës.

Falenderojme z.William Tallevi i cili me pasion dhe kompetencë u shpjegoi fëmijëve fenomene të ndryshme natyrore, duke i ndihmuar të kuptojnë më mirë mjedisin që i rrethonte. Fëmijët u përfshinë me entuziazëm, duke mësuar ndërsa eksploronin, e kështu ky aktivitet u shndërrua në një përvojë të pasur edukative.

Kjo ditë ishte një mundësi për të forcuar lidhjet me njëri-tjetrin, për të ndarë emocione të bukura dhe për të ndjekur shembullin e fëmijëve: të mësojmë me kuriozitet dhe të shijojmë çdo moment në natyrë.

“Passo del Tasso” është një shteg natyror i shkurtër, rreth një kilometër i gjatë, i ndërtuar falë përkushtimit të vullnetarëve të zonës. Ai ndodhet pranë derdhjes së përroit Arzilla, midis zonave Trave dhe Lido të qytetit të Fanos. Shtegu është i mbushur me bukuri të rralla natyrore – pyje me plepa, shelgje, dushqe dhe një shumëllojshmëri bimësh tipike të zonës lumore. Gjithashtu, përmes këtij itinerari mund të vëzhgohen shumë specie që e bëjnë këtë vend një habitat të pasur dhe të gjallë.I lidhur me pistën Zengarini, ky shteg ofron një përvojë të qetë dhe të këndshme, si për këmbësorët, ashtu edhe për sportistët dhe dashamirësit e natyrës. Zhurma e lehtë e përroit, fëshfërima e gjetheve dhe cicërimat e zogjve krijojnë një atmosferë çlodhëse, që të afron me ritmet natyrore dhe të mbush me energji pozitive.Kjo ditë nuk ishte vetëm një shëtitje, por një kombinim i mrekullueshëm mes edukimit, argëtimit dhe ndërgjegjësimit për natyrën – një model i thjeshtë, por frymëzues, se si mund të ndërtojmë kujtime të bukura dhe të vlefshme së bashku.Faleminderit te gjithëve!

Nga Valbona Prendaj Marku

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.