“Women Alb World” vlerëson gratë shqiptare që hapën rrugën në politikë

E martë, 1 Korrik, 2025

Në një kohë kur Shqipëria përgatitet për zgjedhje të reja dhe debati për përfaqësimin e grave në politikë mbetet ende i nxehtë, një organizatë ndërkombëtare me rrënjë në diasporë po sjell një platformë të re për reflektim dhe angazhim. Më 8 maj, në Durrës, Women Alb World (WAW), me seli në Gjenevë, organizon forumin “Fuqizimi i Grave në Politikë & Çmimet Pioniere në Politikë” – një ngjarje që synon të ndërthurë rrëfime force, përfaqësimi dhe përvojë në një skenë të vetme.

Tre vite pas edicionit të saj të parë, mbajtur online në kulmin e pandemisë, organizata ndërkombëtare Women Alb World (WAW) kthehet me një forum fizik në Durrës, duke mbledhur figura të njohura të politikës, aktiviste dhe profesioniste nga diaspora, organizatorët e konsiderojnë forumin si një thirrje të drejtpërdrejtë për bashkëpunim mes grave, përtej përkatësive partiake – në një kohë që historikisht ka treguar se pjesëmarrja e grave në nivelet e larta të vendimmarrjes është ende e kufizuar.

Në një intervistë për gazetën Diaspora Shqiptare, presidentja e WAW, Mirela Mezanin, flet për arsyet e këtij forumi, për sfidat dhe shpresat që i japin frymë një ngjarjeje që synon të krijojë një moment reflektimi dhe frymëzimi për gratë në politikë – si në Shqipëri, ashtu edhe në diasporë.

Mirela Mezani, Presidente e WAW
Mirela Mezani, Presidente e WAW

Zonja Mezanin, pse e patë të nevojshme organizimin e këtij aktiviteti pikërisht tani? Jemi në javën e fundit të fushatës zgjedhore në Shqipëri e pavarësisht premtieve elektorale jemi dhe në një nevojë urgjente për të forcuar zërin e grave në vendimmarrje. Edhe pse ligjërisht kemi kuota, realisht gratë janë ende në minorancë në nivelet e larta të politikës.

Yllka faleminderit për intervistën tek Gazeta Diaspora Shqiptare dhe faleminderit për pyetjen.

Është në ADN e WAW (Women Alb World ) që të mbështesë gruan në Vendimmarrje Politike se kjo ka shumë të bëjë me ndryshimet e jetës së çdo gruaje e duke njohur kontekstin patriarkal kjo sjell ndikim në çdo familje e më pas në një shoqëri më të përparuar apo demokratike .

Gruaja në pozicione vendimmarrëse në partitë tona ka një rritje nëse e gjykojmë me vitet 1990-2000-2010-2020 e tani por ato kanë qenë zëra aq të pakët krahasuar me lukuninë e burrave që jo vetëm kanë pasur pushtetin politik  por edhe mentalitetin që vetëm ata mund të jenë udhëheqës, ekonominë etj.

Pikërisht ky aktivitet është një sensibilizim, një thirrje që duke respektuar ideologjinë dhe meritat e secilës kur bëhet fjalë për fuqizimin e gruas në vendimmarrje politike le të jemi bashkë dhe hajde të mendojmë kush janë mundësitë që të hedhim një hap për vajzat tona nesër.

Po pse pikërisht në kohë zgjedhjesh dhe çfarë synon ky forum të arrij?

Në kohë zgjedhjesh së pari është shumë e vështirë nga ana e organizimit e kostove etj, por impakti, shkundja duhet pikërisht në këtë kohë. Ne konsiderojmë vëmendja që jep të qenurit bashkë në një event e një Gruaje Artiste e dënuar nga diktatura se ishte artiste si Justina Aliaj, e një gruaje Heroinë që denoncoi dhunën mbi të nga forcat Serbe si Shyrete Tahiri, e pioniereve që një pjesë i përkasin gjurmët që kanë lënë, si Arta Dade, Ingrid Shuli e Bardhylka Kospiri dhe atyre që janë në garë Mimi Kodheli, Mesila Doda, Jorida Tabaku pra që kemi shpresën bashkangjitur me eksperienca të politik bërjes nga rajoni si dhe eksperte nga shoqëria civile, media e diaspora.

Të gjitha këto janë element fuqie që nuk ka mundësi asnjë forcë politike të bëj e vetme dhe WAW është këtu për këtë, tu tregojë Grave që pavarësisht ndryshimeve që kanë si forca politike për çështjet e gruas ato duhet të jenë bashkë.

Dua të theksoj që forumi ishte paraparë më i gjerë që përveç këtyre që janë do të kishte hapësirë çdo parti apo koalicion që është i regjistruar në KQZ, të sillte 5 gra vajza kandidate që në një panel të shfaqnin politikat e gruas në forcën e tyre politike. Me keqardhje e them askush nga partitë nuk u përgjigj.

Si u përzgjodhën gratë për Çmimin “ Pioniere në Politikë”

Kjo është një pyetje shumë e mirë që do i përgjigjem me shumë dëshirë .

Sëpari WAW nuk ka vetëm Mirelën , dhe meqë kam rastin të falenderoj Zinaida Leskaj e sekretaren e WAW Elia Resuli që kanë qenë me mua në çdo detaj të organizimit.

WAW ka një strukturë, komitet ( president, sekretar, arkëtar) dhe dy borde ( bordi internacional dhe ai i eksperteve).

Janë gra të mirë integruara që kanë qasje në administratën e vendeve ku jetojnë dhe duan të japin kontribut vullnetar në vendet amë. Pra janë gra të sukseshme të cilat me eksperiencën dhe fuqinë e tyre e sjellin këtë nëpërmjet WAW në vendet Amë )

E bëra këtë shpjegim për të kuptuar që WAW nuk bën asnjë aktivitet pa u miratuar e diskutuar në bord.

Psh, Adriatik Hotel ku ne do të zhvillojmë këtë forum ka për menaxhere gjenerale Nevila Dudaj anëtaren e bordit tonë.

Dua të theksoj gjithashtu që aktiviteti ka në qëllimin e tij të shprehi fuqinë e gruas në vendimmarrjen politike .

Pra kur filluam diskutimin për emrat mbajtëm parasysh gjithë përfshirja (nga të gjitha forcat politike), të njohim kontributin e të parave që thyen barriera të forta dhe shënjuan e të vazhdojmë tek ato që luftojnë për të riqenë në Parlament këto zgjedhje për të sjellë një frymë më pozitive bazuar në eksperiencat e tyre më parë )

Kështu Arta Dade e para z.vkryeminstre grua, Ingrid Shuli që solli fuqinë akademike në parlament dhe në postin qeveritar, Bardhylka Kospiri që e para grua me aftësi të kufizuara që mbajti një post politik

Më vjen keq që Jozefina Topalli nuk ju përgjigj ftesës sonë se në këndvështrimin tonë ajo ka lënë gjurmë si e para grua kryetare parlamenti e tani me diasporën

Znj. Topalli është nga zgjedhjet e miratuara nga bordi por që nuk na u përgjigj.

Pastaj vjen Mimi Kodheli e para grua që mbajti Ministrinë e Mbrojtje ende luftarake në këto zgjedhje.

Mesila Doda një pionere që në 1991 në grevën e studentëve, disa legjislatura e tani përfaqëson PDIU partinë çame.

Jorida Tabaku, një eksperte e shkëlqyer në ekonomi një politikbërëse me sharmin e qytetarisë njohëse e politikave të integrimit , internacionale e ato të rajonit.

Nuk është e thjeshtë të të besojnë këto emra dhe të vijnë të pranojnë.

Pikërisht rrjetëzimi që kemi në WAW është fuqia më e madhe që e ka bërë të mundur këtë.

A do të ketë pjesëmarrje nga Diaspora? Çfarë roli luan ajo ?

WAW është një shoqatë Zvicerane  pra ne jemi të strukturuar si në diasporë. Gruaja në Diasporë, ajo e mirë integruar padyshim është një burim shumë i madh për çdo vend ( nga natyra është më e dhembshur dhe kontribuon më shumë se një burrë nga koha dhe nga ekonomia e saj për të ndihmuar në këtë rast vendin amë).

Unë që jam presidente e WAW jam njëherazi dhe anëtare e Këshillit Koordinues për Diasporën dhe sigurisht është një përgjegjësi që kam edhe aty për të sjellë eksperiencën time për Diasporën. Edhe nga KKD do të ketë përfaqësuese në këtë forum.

Jemi munduar të jemi gjithëpërfshirës dhe të dalin mesazhe të qarta për gruan vendimmarrëse në politikë.

Fuqia është aty njohja e kontributeve në të kaluarën dhe bashkëpunimi mes grave është fuqi e së ardhmes që do ndryshojë edhe zgjidhjen në çështjet e grave si ç’janë, më shumë drejtësi për gruan, më tepër mbështetje të gruas akademike e më shumë mbështetje në sipërmarrjet e tyre.

Çfarë synoni të arrini me këtë forum ?

Duam të transmetojmë nëpërmjet këtij forumi dhe të tjerë që do bëjmë jo për politikën por për sipërmarrjen, ekonominë, gratë në biznes që: Shoqëria fillon nga një grua (sepse ajo sjellë në jetë fëmijët e saj), Zhvillohet me punën e saj (si në familje ashtu edhe si profesioniste në fusha të ndryshme), Shoqëria do të demokratizohet, do bëhet më e mirë vetëm kur gruaja të pavarësohet dhe të jetë vendimmarrëse në shoqëri:

WAW sa më shumë të ndërgjegjësojë për këtë aq më shumë ja ka arritur qëllimit.

Për të parë programin e plotë kliko këtu:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.