Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë me një propozim për formimin e një qeverie nacionale tranzicioni, që do të përfshinte të gjitha partitë shqiptare dhe do të kishte mandat të përkohshëm deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Sipas tij, vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale, për shkak të dështimit të partisë fituese për të krijuar një shumicë qeverisëse.
“Kjo është një krizë e thellë institucionale, e shkaktuar kryesisht nga paaftësia e partisë së parë për të ndërtuar partneritete politike dhe për të siguruar një shumicë funksionale”, deklaroi Abdixhiku.
Ai theksoi se përballë kësaj bllokade, LDK e konsideron të domosdoshme një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.
“Në këtë kontekst, si kryetar i LDK-së, propozoj nisjen e një procesi të ri politik, që kërkon përgjegjësi, unitet dhe një vetëdije të lartë nacionale. Ky proces duhet të nisë me konsultime mes të gjitha partive politike shqiptare, me synimin për të formuar një qeveri nacionale të tranzicionit”, u shpreh ai.
Sipas Abdixhikut, kjo qeveri do të kishte mandat të kufizuar dhe do të qëndronte në detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.