Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe një nga figurat më aktive të politikës shqiptare, ka shprehur falënderime të veçanta për diasporën shqiptare dhe rolin e saj të rëndësishëm në procesin zgjedhor të 11 majit. Ajo theksoi se mbërritja e një numri të konsiderueshëm zarfesh votimi është një shenjë e fortë e përfshirjes dhe përgjegjësisë së diasporës në politikën shqiptare.
Topalli vlerësoi se numri i zarfeve të kthyer deri tani është shumë inkurajues dhe përshëndeti diasporën për pjesëmarrjen aktive në këtë proces.
“Zarfat që po kthehen në Shqipëri janë shumë më shumë se thjesht letra, ato janë shpresa për një ndryshim të madh në vendin tonë,” tha Topalli. Ajo bëri me dije se deri tani kanë mbërritur 62 mijë zarfe nga Italia, 22 mijë nga Greqia, 14 mijë nga SHBA, dhe 10 mijë nga Britania e Madhe, ndërsa numri vazhdon të rritet.
Topalli bëri apel për të gjithë ata që nuk kanë dorëzuar ende zarfin e tyre të votimit, duke i ftuar të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Po ashtu, ajo ftoi shqiptarët që ende nuk janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, të bëjnë një sakrificë të fundit dhe të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të qenë pjesë e ndryshimit që po vjen.
Duke folur për shqetësimet që kanë dalë gjatë këtij procesi, Topalli iu bëri thirrje shqiptarëve, sidomos atyre që jetojnë në Greqi, të raportojnë çdo parregullësi që mund të kenë vënë re, për t’u marrë masa në kohë. Ajo përfundoi duke falënderuar të gjithë shqiptarët që janë angazhuar për këtë proces dhe i vlerësoi ata si faktorë të rëndësishëm të ndryshimit dhe zhvillimit të Shqipërisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.