Gentian Toshkëzi emërohet Konsull Nderi i Shqipërisë në Filadelfia

E premte, 4 Korrik, 2025

Mjeku i njohur shqiptar, Dr. Gentian Toshkëzi, është emëruar Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Filadelfia të SHBA-ve. Emërimi u zyrtarizua nga ambasadori shqiptar në Uashington, z. Andi Bushati, i cili vlerësoi kontributin e Dr. Toshkëzit si një përfaqësues i denjë i interesave shqiptare në shtetin e Pensilvanisë, ku jetojnë mijëra shqiptarë.

Gjatë ceremonisë zyrtare ambasadori Bushati theksoi se ky titull nuk është vetëm një nderim formal, por një përgjegjësi për të forcuar më tej marrëdhëniet mes komunitetit shqiptar dhe institucioneve amerikane.

Në vijim të ceremonisë, Dr. Toshkëzi organizoi një mbrëmje private në ambientet e banesës së tij, ku së bashku me një rreth të ngushtë miqsh festoi këtë moment të veçantë. Ai u shpreh i nderuar për besimin e dhënë dhe u zotua se do të jetë zëri dhe mbështetësi i bashkëkombësve të tij në Filadelfia dhe rajonin përreth.

E pranishme Mira Konçi, e cila emocionoi të pranishmit shqiptarë dhe të huaj me një repertor të zgjedhur këngësh  të njohura nga trevat shqiptare.

Në fjalët përshëndetëse, konsuj të nderit të shteteve të tjera dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, si dhe të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, theksuan se emërimi i Dr. Toshkëzit si konsull nderi përbën një vlerë të shtuar për shqiptarët e Filadelfias. Ata theksuan se ky emërim është një njohje e merituar për një profesionist të shquar dhe një njeri të angazhuar në jetën komunitare.

Dr. Gentian Toshkëzi gëzon reputacion të lartë në SHBA si një prej neurokirurgëve më të mirë në Pensilvani dhe në mbarë vendin. Me dhjetëra operacione të suksesshme dhe një karrierë të pasur profesionale, ai konsiderohet një aset i çmuar jo vetëm për mjekësinë amerikane, por edhe për Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar jashtë atdheut.

Emërimi i tij si Konsull Nderi simbolizon jo vetëm arritjet e tij profesionale, por edhe lidhjen e fortë me rrënjët shqiptare dhe përkushtimin për të përfaqësuar denjësisht kombin në arenën ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.