Ambasada Amerikane: Mos përdorni vizat turistike për lindje në SHBA

E enjte, 3 Korrik, 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj qytetarëve shqiptarë lidhur me keqpërdorimin e vizave turistike, duke iu referuar praktikës së njohur si “turizmi i lindjes”.

“Është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur në Shtetet e Bashkuara që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën”, thuhet në deklaratën zyrtare të Ambasadës Amerikane, e cila është shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Ambasada nënvizon se kjo praktikë, përveçse bie ndesh me ligjet amerikane të emigracionit, mund të përfshijë dhe abuzim me fondet publike, pasi shpesh përfshin shpenzime mjekësore që mbulohen nga taksapaguesit amerikanë.

Zyrtarët amerikanë theksojnë se oficerët konsullorë kanë të drejtë të refuzojnë çdo aplikim për vizë që ka për qëllim lindjen e fëmijës në SHBA për të përfituar nënshtetësi. “Ata që keqpërdorin sistemin tonë të emigracionit përmes turizmit të lindjes mund të humbasin të drejtën për viza në të ardhmen ose për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara,” paralajmëron ambasada.

Ky reagim vjen në një kohë kur praktika e “turizmit të lindjes” është kthyer në një fenomen shqetësues në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ku disa prindër përpiqen të sigurojnë nënshtetësinë amerikane për fëmijët përmes lindjes në territorin amerikan.

Ambasada thekson se ky është një ndër hapat e shumtë që Departamenti Amerikan i Shtetit po ndërmerr për të mbrojtur sistemin e emigracionit dhe interesat e taksapaguesve amerikanë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.