Më 26 prill 2025, në ambientet e Universitetit të Westminster në Londër, u organizua një ekspozitë e veçantë që solli në vëmendje trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare përmes kostumeve tradicionale. Ky aktivitet i organizuar nga Aida Haziri u realizua në bashkëpunim mes British-Albanian Women’s Association, Fondacionit “Tradita Popullore” nga Tirana dhe Universitetit të Westminsterit me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës.
Ekspozita prezantoi një koleksion të larmishëm kostumesh tradicionale nga rajone të ndryshme shqiptare, duke përfshirë Tiranën, Gjirokastrën, Korçën, Vlorën, Shkodrën, Tropojën, Hasin, Beratin, Elbasanin, Gjakovën dhe Prizrenin. Çdo veshje tregonte historinë dhe identitetin e zonës përkatëse, me detaje të veçanta që reflektonin statusin social dhe ekonomik të mbajtësit, si dhe dallimet mes grave të reja, nuseve dhe grave të moshuara.
Në këtë ngjarje, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me historinë dhe simbolikën e kostumeve tradicionale shqiptare, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor në diasporë.
Ky aktivitet shërbeu si një urë lidhëse mes brezave dhe një kujtesë e gjallë e pasurisë kulturore shqiptare, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë në formësimin e identitetit kombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.