Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Massafra, në provincën e Tarantos në Itali, ku një vajzë 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pas një rënieje nga kati i tretë i shtëpisë ku jetonte me prindërit e saj. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, kur adoleshentja, e identifikuar si e mitura nga fshati Dukat i Vlorës, ka hapur dritaren dhe është hedhur nga lartësia.
Vajza u transportua menjëherë në spitalin Santissima Annunziata në Taranto me shenja jete, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetonte dhe vdiq pak minuta pas mbërritjes në spital. Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie, ndërkohë që dyshimet e para lidhen me mundësinë e bullizmit, që mund të ketë ndikuar në aktin ekstrem të vajzës.
Nëna e vajzës ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes dhe ka deklaruar se ka parë gjithçka, duke njoftuar menjëherë autoritetet. Ajo u ka thënë hetuesve se vajza ka hapur dritaren dhe ka hedhur veten nga kati i tretë.
Karabinierët po zhvillojnë hetime të thelluara për të rindërtuar ngjarjen dhe për të sqaruar shkaqet e vdekjes tragjike të vajzës, e cila ka lënë pas një dhimbje të madhe për familjen dhe komunitetin.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.