Enkileda Carja kampione bote në Peshëngritje, thyen edhe 3 rekorde evropiane

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Peshëngritësja shqiptare, Enkileda Carja, ka shkruar historinë duke u shpallur kampione bote në Botërorin e Peshëngritjes për moshat deri 17 vjeç, që po zhvillohet në kryeqytetin e Perusë, Lima. Ky sukses është një arritje historike për Shqipërinë, pasi është hera e parë që vendi fiton medalje ari në një kompeticion të tillë për të rinjtë.

Carja ka dominuar në pedanë dhe ka arritur të fitojë titujt kampione bote në stilin e shkëputjes, shtytjes dhe dygarësh. Përveçse ka fituar tri medalje ari, ajo ka thyer tre rekorde evropiane, duke përmirësuar peshat e ngritura në secilën kategori.

Në stilin e shkëputjes, Carja ngriti 98 kilogramë, duke thyer rekordin evropian për moshat deri 20 vjeç, që ishte 97 kg. Në shtytje, ajo ka realizuar prova të suksesshme me 110, 113 dhe 115 kilogramë, dhe me një total prej 213 kilogramësh, ka fituar edhe medaljen e artë në dygarësh, duke u shpallur kampione e trefishtë e botës për U-17.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka reaguar pas suksesit të Carjas, duke e quajtur atë një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë. “Urime Enkileda Carja, Kampione Bote e Trefishtë dhe krenaria jonë kuqezi! Ajo ngriti flamurin shqiptar më lart se kurrë dhe thyerjen e tre rekordeve evropiane e bën këtë sukses edhe më të jashtëzakonshëm,” shkruan Muzhaqi në një postim në rrjetet sociale.

Kampionia nga Elbasani ka përfaqësuar vendin me dinjitet dhe përkushtim, duke bërë një hap të madh përpara në karrierën e saj dhe duke u bërë një ndër figurat më frymëzuese për sportin shqiptar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.