Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, e ka cilësuar si mjaft rezultativ takimin e zhvilluar me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 11 majit.
Në një deklaratë për mediat pas takimit, Celibashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional në një moment kyç për integrimin europian të vendit dhe tha se përgatitjet po ecin në mënyrë të strukturuar.
“Jemi në një proces të vazhdueshëm bashkëpunimi me Delegacionin e BE-së, mbështetje që do të vijojë edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor. Shqipëria është në një moment të rëndësishëm integrimi dhe duhet që të gjitha institucionet dhe aktorët politikë të reflektojnë përgjegjësi për të garantuar zgjedhje me integritet,” u shpreh ai.
Një tjetër pikë e rëndësishme, sipas Celibashit, është bashkëpunimi me SPAK, me të cilin KQZ-ja po shkëmben informacion në kuadër të hetimeve për denoncime dhe problematika të konstatuara gjatë fushatës.
“Ka pasur komunikime të vazhdueshme me SPAK për çështje të ndryshme. Kemi vënë në dispozicion të kësaj strukture çdo informacion të kërkuar. Jemi të përkushtuar për transparencë dhe ligjshmëri,” tha ai.
Një sfidë mbetet procesi i votimit nga diaspora, për të cilin janë regjistruar mbi 150 problematika të raportuara. “Deri tani në KQZ janë paraqitur 156 raste ku qytetarët kanë njoftuar se nuk kanë marrë fletën e votimit. Çdo ankesë zyrtare duhet bërë në KQZ nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER). DHL ka detyrimin të mbajë zarfet që nuk janë dorëzuar deri më 8 maj,” deklaroi Celibashi.
Kreu i KQZ-së apeloi për maturi, korrektësi dhe transparencë gjatë gjithë procesit, duke theksuar se çdo aktor institucional apo politik duhet të kontribuojë për mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor të besueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.