Shpërthim gazi në Birmingham, Ambasada Shqiptare: Dy të rinj në gjendje të rëndë

E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Në një deklaratë publike të lëshuar sot, Ambasada e Shqipërisë në Londër ka konfirmuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet britanike lidhur me shpërthimin e ndodhur dy netë më parë në Birmingham, ku dy shtetas shqiptarë mbetën të plagosur rëndë.

“Duke ndjerë mirënjohje për shërbimin mjekësor të urgjencës në reagimin e shpejtë dhe përkushtimin e tyre, lutjet tona janë me këta të rinj dhe familjen e tyre në këto momente të vështira,” thuhet në deklaratën zyrtare të Ambasadës. Përfaqësues të saj kanë vizituar të rinjtë në spitalin e Birminghamit dhe po ndjekin nga afër gjendjen e tyre shëndetësore, e cila mbetet serioze.

Shpërthimi ndodhi në orët e mbrëmjes së 28 prillit, në një banesë dykatëshe në zonën Shrewsbury Close, Bloxwich, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm. Sipas Policisë së West Midlands, shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga bombola butani që ndodheshin brenda në shtëpi. Të dy të rinjtë u gjetën rreth pesë kilometra larg vendngjarjes, dy orë më vonë, nga shërbimi i urgjencës dhe u transportuan menjëherë në spital me djegie të rënda.

Hetimet janë ende në vijim dhe autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që banesa të jetë përdorur për kultivimin e kanabisit. Megjithatë, Policia britanike thekson se kjo pistë është ende objekt i verifikimeve. “Po shqyrtojmë mundësinë që prona të jetë përdorur për kultivim të kanabisit, por hetimet vijojnë,” u shpreh një zëdhënës i Policisë së West Midlands.

Ngjarja ka tronditur komunitetin vendas. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin dramatik kur xhamat dhe dyert e banesës shpërthejnë e përplasen në lëndinën përpara. Në operacionin e zjarrfikësve morën pjesë 65 efektivë për të përballuar flakët që përfshinë të gjithë ndërtesën.

Autoritetet i bëjnë thirrje çdo qytetari që mund të ketë informacion të kontaktojë Policinë përmes faqes zyrtare, duke përdorur chat-in live ose duke telefonuar në 101 me numrin e referencës 5841-280425. Informacionet gjithashtu mund të jepen në mënyrë anonime përmes Crimestoppers në numrin 0800 555111.

Ndërkohë, dy të rinjtë shqiptarë vijojnë të luftojnë për jetën në spital, ndërsa Ambasada shqiptare dhe komuniteti mbeten në pritje të zhvillimeve të mëtejshme./DiasporaShqiptare/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.