Liria e medias/ Reporterët pa Kufij: Shqipëria renditet e 80-ta

E premte, 4 Korrik, 2025

Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në raportin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” (RSF), duke u renditur në vendin e 80-të nga 180 vende, një rritje prej 19 pozicionesh krahasuar me vitin 2024.

RSF thekson se ky përparim lidhet kryesisht me zhvillimet pozitive në fushën legjislative, që kanë përforcuar kornizën ligjore për mbrojtjen e medias dhe të drejtën për informim. Megjithatë, raporti paralajmëron se sfidat politike dhe mungesa e mbrojtjes efektive për gazetarët mbeten problematike.

“Përmirësimi më i madh për Shqipërinë është regjistruar në aspektin ligjor, ndërsa treguesi më i dobët mbetet ai politik,” vëren raporti.

Pavarësisht garancive që jep Kushtetuta dhe angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë për lirinë e shtypit, RSF shpreh shqetësim për ndikimin e interesave të ngushta mes politikës dhe biznesit në funksionimin e medias, për një rregullim të politizuar të tregut dhe për një kuadër ligjor që ende nuk garanton mbrojtje të mjaftueshme për burimet e informacionit.

“Në disa raste, vendime gjyqësore të debatueshme kanë ndaluar median të raportojë mbi çështje me interes publik,” thuhet në dokumentin zyrtar.

Situata në rajon paraqet një pamje të përzier. Mali i Zi ka bërë përparim duke u ngjitur në vendin e 37-të nga i 40-ti një vit më parë. Maqedonia e Veriut ka rënë nga vendi i 36-të në të 42-in. Serbia mban vendin e 96-të, ndërsa Bosnje-Hercegovina është renditur e 86-ta.

Ndërkohë, Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit, duke zbritur në vendin e 99-të nga i 75-ti në vitin 2024 dhe nga i 56-ti në vitin 2023. Ky është viti i dytë radhazi që Kosova regjistron rënie në indeksin e RSF.

Raporti i këtij viti konfirmon se ndërsa Shqipëria ka bërë hapa përpara në drejtim të pavarësisë ligjore të medias, ajo vijon të përballet me presione politike, sfida të transparencës dhe cenim të integritetit të gazetarisë së lirë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.