Votat e diasporës: Mbi 117 mijë zarfe kanë mbërritur në KQZ

E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Ndërsa na ndajnë vetëm 10 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike shifrat më të fundit mbi procesin e votimit të diasporës. Deri në orën 13:15 të ditës së sotme, janë regjistruar 117 079 zarfe me fletë votimi të mbërritura në KQZ.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 245 935 zarfe të dërguara në adresat e votuesve shqiptarë jashtë vendit, janë marrë gjithsej 218 638 zarfe, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë në proces dorëzimi.

Italia kryeson listën e vendeve me numrin më të lartë të votave të kthyer — me 53 416 zarfe — e ndjekur nga Gjermania dhe Greqia. Sa i përket ndarjes sipas qarqeve, Tirana mban vendin e parë me 28 180 zarfe të regjistruara, pasuar nga Durrësi me 15 206 dhe Elbasani me 13 953.

Afati për dërgimin e fletëve të votimit nga jashtë përfundon në javën e parë të majit. KQZ njofton se çdo votë që mbërrin pas orës 19:00 të datës 11 maj do të shpallet e pavlefshme.

Të gjitha procedurat e administrimit, verifikimit dhe numërimit të votave të diasporës po zhvillohen në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë, pranë Parkut Olimpik, ku është ngritur qendra logjistike e dedikuar për këtë proces historik të përfshirjes së votuesve jashtë vendit.

Kjo është hera e parë që vota e diasporës zbatohet në një shkallë kaq të gjerë, ndërsa autoritetet shpresojnë që pjesëmarrja e lartë të shënojë një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit të barabartë dhe demokratik të të gjithë qytetarëve shqiptarë, kudo që jetojnë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.