Përmeti streha e fundit e ushqimit tradicional sipas Gambero Rosso

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një cep të mrekullueshëm të jugut shqiptar, aty ku historia, natyra dhe shijet ndërthuren në harmoni të rrallë, ndodhet Përmeti – qyteti i gurtë që po kthehet në një nga destinacionet më të spikatura të turizmit kulturor dhe gastronomik. Faqja e njohur italiane gamberorosso.it e përshkruan si një perlë të fshehur, ku parku kombëtar i Bredhit të Hotovës dhe trashëgimia kulinare e pasur ndërtojnë së bashku një rrëfim të paharrueshëm për çdo vizitor. Në Përmet, tradita nuk është thjesht nostalgji – është një mënyrë jetese që shijohet në çdo pjatë.

Aromat e së kaluarës

Traditë, mikpritje dhe shije të së kaluarës.

Këto janë tre shtyllat themelore të ‘‘Trifilia”-s, adresa që duhet ta shënoni patjetër në agjendën tuaj nëse jeni duke kërkuar pjata autentike.

Që nga viti 1991, ky restorant në zemër të Përmetit i ka mirëpritur mysafirët e tij në një ambient të rafinuar me detaje të çmuara në dru, tullë dhe terrakotë duke i magjepsur ata me specialitetet më të mira të traditës gastronomike vendase.

Menuja e pasur ofron një përvojë unike kulinare: nga supa me qengj nga kullotat e rajonit, te brinjët e qengjit të pjekura në skarë, nga byrekët me spinaq dhe gjizë te pula e fshatit e shoqëruar me bukë shtëpie, te dollmatë e shijshme me oriz dhe gjethe hardhie që të shkrijnë në gojë në çdo kafshatë.

Një kuzhinë e frymëzuar nga zona dhe stinët

Megjithatë, ajo që e dallon ”Trifilia”-n nuk është vetëm autenticiteti i gatimeve, por edhe, mbi të gjitha, mënyra e punës.

”Kuzhina jonë është një kërkim i vazhdueshëm dhe i palodhur për lëndë të para të cilësisë së lartë, të cilat nuk i mungojnë Përmetit, ashtu edhe për shijet. Ne i krijojmë ato duke gjetur frymëzim në recetat e transmetuara me kujdes brez pas brezi dhe në produktet vendase, ndër më të pakontaminuarat në Gadishullin Ballkanik”, thotë Tatjana Jarazi, zemra dhe mendja e ”Trifilia”-s.

Kuzhina, në fakt, ndjek ndryshimin sezonal, pasi këtu hani vetëm atë që ofron vendi, në çdo periudhë të vitit.

Një territor unik në botë

Teknikat tradicionale të gatimit të ”Trifilia”s përzihen në harmoni me përbërësit e freskët të rajonit.

Filozofia e Slow Food që respekton ciklin natyror të prodhimit për të garantuar një produkt përfundimtar të shijshëm, të vërtetë dhe të drejtë, ndiqet me përpikëri.

Në fund të fundit, kjo është toka e Vjosës, lumit të fundit të egër në Evropë i cili, së bashku me degët e tij, ka formuar Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa që nga viti 2023.

Ai buron nga vargmali i Pindit në Greqi, rrjedh nëpër Shqipëri dhe derdhet në detin Adriatik.

Vjosa jep më të mirën e saj në Përmet, duke e përshkuar ngadalë dhe duke bërë që një natyrë e harlisur të shpërthejë edhe në qendër, pemë, shkurre dhe, në fund të pranverës, lule të çdo lloji dhe ngjyre zbukurojnë çdo cep të “qytetit të trëndafilave”, jo rastësisht epiteti i tij më i famshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.