Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, dy anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës për Greqinë, Ermal Sulaj dhe Ira Londo, i janë drejtuar bashkatdhetarëve me një thirrje të qartë dhe të drejtpërdrejtë: “𝐕𝐎𝐓𝐎𝐍𝐈 dhe ktheni zarfin sa më parë!”
Me një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Sulaj dhe Londo i ftojnë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë marrë tashmë fletët e votimit në pikat e shërbimit të DHL apo Speedex, të mos vonojnë: “Pas plotësimit të formularit, dërgoni zarfin tuaj menjëherë. Vetëm kthimi i tij e bën votën tuaj të vlefshme.”
Pse është ky hap, vendimtar?
Anëtarët e KKD-së theksojnë se pjesëmarrja aktive e diasporës ka ndikim të drejtpërdrejtë në demokracinë shqiptare. “Kthimi i zarfit nuk është vetëm një detyrim teknik, por një akt i rëndësishëm qytetar që forcon lidhjet me atdheun dhe përforcon të drejtën për përfaqësim të diasporës në jetën politike të vendit,” – theksojnë ata.
Angazhim dhe vetëdije demokratike
Thirrja e përfaqësuesve të diasporës në Greqi vjen në një moment kritik kur ende mijëra zarfe ndodhen në duart e qytetarëve jashtë vendit, por nuk janë kthyer. Autoritetet kanë bërë të ditur se çdo zarf që mbërrin pas orës 19:00 të datës 11 maj do të konsiderohet i pavlefshëm.
“𝐋𝐞 𝐭ë 𝐝ë𝐠𝐣𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐳ë𝐫𝐢 𝐲𝐧ë 𝐧ë 𝐤ë𝐭𝐨 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞!” – përfundon mesazhi i Sulajt dhe Londos i shoqëruar me udhëzime praktike për dorëzimin e zarfit pranë pikave të DHL dhe Speedex në Greqi dhe me apel për të mos humbur këtë mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë.
A keni marrë edhe ju zarfin tuaj? Mos prisni ditën e fundit — ktheni votën, bëhuni zë!
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.