Arkiva e Emigracionit Shqiptar në Greqi: Kujtesë për brezat e rinj

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në veprimtarinë me temë “Dëshmi për brezat që do të vijnë, krijimi i arkivit të emigracionit shqiptar në Greqi” dolën në pah të dhëna të rëndësishme, që lidhen me emigracionin, duke pasur në fokus krijimin e identitetit të brezit të dytë të emigrantëve shqiptarë që u lindën dhe u rritën në Greqi.

Qendra e Studimit të Arteve (QSA), pjesë e ASH, zhvilloi dje një bisedë të hapur me koordinatoren e Arkivit të Emigracionit Shqiptar në Greqi, Ilirida Musaraj. Veprimtaria me temën “Dëshmi për brezat që do të vijnë, krijimi i arkivit të emigracionit shqiptar në Greqi” u çel nga dr. Anxhela Çikopano.

Ajo vlerësoi rolin dhe ndikimin e projektit pilot “Arkivi i Emigracionit Shqiptar në Greqi” të ndërmarrë nga Arkivi i Historisë Sociale Bashkëkohore (ASKI) në Athinë, me mbështetjen e nismës për shkencat humane publike të Fondacionit Stavros Niarchos (SNFPHI) në Universitetin Columbia. Ky projekt shërbeu si një eksperiment në ndërtimin e arkivave bashkëkohore të emigracionit në Greqi. Dr. Çikopano theksoi se synimi i kësaj veprimtarie është që të pasqyrojë burimet ekzistuese të emigracionit shqiptar drejt Greqisë, shpesh të anashkaluar. Biseda me Ilirida Musaraj u drejtua nga studiuesja e QSA-së dr. Jonida Gashi. Musaraj fillimisht foli për punën që është bërë e po bëhet gjatë procesit të ndërtimit të arkivit të Emigracionit Shqiptar në Greqi.

Sipas ASH ajo paraqiti pjesë nga historia e këtij emigracioni përmes një koleksioni të pasur dëshmish; dokumente, fotografi dhe materiale personale. Ndërkohë bashkëbisedimi u zhvillua lidhur me temat që përfshin ky arkiv mbi emigrimin shqiptar drejt Greqisë dhe përvojës së saj rreth emigracionit shqiptar në Greqi, si përjetimet e ndarjeve me familjet, vështirësitë ekonomike dhe ëndrrat për një jetë më të mirë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.