Ta marrim Kosovën me forcë! Profesori Videnoviç ngre alarmin për qëllimet serbe

E premte, 4 Korrik, 2025

Profesori i së drejtës në Universitetin e Beogradit dhe një nga zërat më të artikuluar kritikë ndaj pushtetit aktual në Serbi, Ivan Videnoviç, ka denoncuar publikisht ndikimin e shtuar të Kishës Ortodokse Serbe në çështjet shtetërore dhe afrimin gjithnjë e më të dukshëm të Beogradit zyrtar me Kremlinin.

Videnoviç e ka cilësuar takimin e fundit ndërmjet Patriarkut Porfirije dhe Presidentit rus Vladimir Putin, të zhvilluar në Kremlin, si “një sinjal të qartë të përfshirjes së drejtpërdrejtë të kishës në orientimin gjeopolitik të vendit”.

Sipas tij, një akt i tillë përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për perspektivën evropiane të Serbisë, duke e pozicionuar vendin në linja të hapura me interesat ruse në Ballkan, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë në rritje dhe aspiratat për integrim në BE mbeten të pasigurta.

Profesori serb, i njohur për qëndrimet e tij kundër autoritarizmit dhe politizimit të fesë, ka komentuar gjithashtu disa pamje të publikuara rishtazi në mediat sociale, ku shfaqet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”. Ai i ka cilësuar këto imazhe si një retorikë e rrezikshme nxitëse.

“Ky është një mesazh i qartë: ta marrim Kosovën me forcë dhe të përfundojmë genocidin e filluar”, deklaroi Videnoviç, duke i bërë thirrje opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare të mos injorojnë shenjat e rritjes së radikalizmit dhe përdorimit të simboleve historike për qëllime politike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.