Biblioteka Kombëtare fillon digjitalizimin e dorëshkrimeve orientale të rralla

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka ndërmarrë një hap domethënës në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore me nisjen e projektit për përpunimin dhe përshkrimin bibliografik të dorëshkrimeve orientale të ruajtura në fondet e saj.

Ky koleksion i rrallë përfshin dorëshkrime dhe libra në gjuhët arabe, osmane, persiane, si dhe dokumente në gjuhën shqipe të shkruara me grafi arabe, të cilat janë mbledhur që nga viti 2002 nga xhami, teqe dhe institucione të tjera në rajon.

Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, më shumë se gjysma e këtyre dorëshkrimeve deri tani kanë qenë të regjistruara vetëm në skeda letre, me të dhëna të pjesshme dhe të shkruara në alfabetin oriental, pa qenë të përfshira në katalogun elektronik të bibliotekës. Kjo ka kufizuar ndjeshëm qasjen e studiuesve dhe publikut ndaj tyre.

“Me ndihmën e një specialisti të gjuhëve orientale, është filluar puna profesionale për përshkrimin dhe katalogimin e këtyre materialeve. Qëllimi është të lehtësojmë aksesin, të ruajmë trashëgiminë dhe ta promovojmë atë për brezat e ardhshëm,” thuhet në njoftimin e Bibliotekës.

Dorëshkrimet mbulojnë fusha të ndryshme, si teologjia, historia, letërsia dhe mjekësia, dhe pasqyrojnë aspekte të rëndësishme të jetës shpirtërore, arsimore dhe shoqërore të Kosovës ndër shekuj. Ky projekt shënon gjithashtu një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të fondit oriental, si pjesë e një strategjie afatgjatë për mbrojtjen dhe prezantimin e pasurisë kulturore kombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.