Elina Duni, këngëtarja dhe kompozitorja zvicerano-shqiptare me zë të rrallë dhe stil të veçantë, do të nderohet këtë vit me Çmimin Zviceran të Xhazit, një ndër vlerësimet më prestigjioze për figurat kryesore të skenës jazz në Zvicër.
Ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet më 28 qershor, në kuadër të Festivalit të Xhazit Ascona, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës jazz në Evropë.
Duni, e lindur në Tiranë në vitin 1981 në një familje artistësh, filloi të performonte në moshën pesëvjeçare për Radio Televizionin Shqiptar. Pas rënies së regjimit komunist, ajo emigroi me nënën në Gjenevë, ku studioi piano klasike dhe më pas u përqendrua në jazz, duke u diplomuar në Hochschule der Künste në Bernë.
Sot, ajo është nën kontratë me shtëpinë diskografike prestigjioze ECM Records dhe konsiderohet si një nga zërat më origjinalë të skenës evropiane të jazz-it. Kritikët e kanë cilësuar si një artiste që ka “ripërtërirë gjuhën e jazz-it duke frymëzuar brezin e ri të muzikantëve”.
Përmes projekteve të saj muzikore, si “Matanë Malit” dhe “Dallëndyshe”, apo bashkëpunimit me kitaristin Rob Luft në albumin “Partir”, Duni ka shkrirë me finesë elementët e xhazit me muzikën tradicionale shqiptare dhe ballkanike, duke krijuar një stil poetik dhe emocional që i ka dhënë asaj vlerësime të shumta ndërkombëtare.
Çmimi Zviceran i Xhazit jepet që prej vitit 2007 dhe ndër fituesit e mëparshëm përfshihen emra të njohur si Orkestra Zvicerane e Xhazit dhe Othella Dallas. Elina Duni i bashkohet kështu panteonit të artistëve që kanë lënë gjurmë në skenën muzikore zvicerane dhe më gjerë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.