Marrëveshje për dokumentimin diplomatik të luftës në Kosovë

E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Një marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi është nënshkruar sot mes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) dhe Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, me synimin për të dokumentuar dhe nxjerrë në pah rolin e diplomacisë shqiptare gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Ky bashkëpunim institucional jo vetëm që do të ndihmojë në evidentimin dhe vlerësimin e kontributit të diplomacisë shqiptare në mbështetje të çështjes së Kosovës, por njëkohësisht i hap rrugë kërkimeve shkencore, projekteve dokumentuese dhe aktiviteteve të përbashkëta, që synojnë të forcojnë kujtesën historike dhe të sjellin më afër të vërtetat e atyre viteve të vështira.

Përmes kësaj marrëveshjeje, të dy institucionet angazhohen të bashkërendojnë forcat për të dokumentuar faktet, dëshmitë dhe ndërveprimet ndërkombëtare, që kontribuan në ndërgjegjësimin global dhe në mbështetjen për ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë gjatë viteve 1998–1999.

Nisma vjen në një moment të rëndësishëm për historinë rajonale, ku përballja me të kaluarën mbetet kyçe për ndërtimin e paqes dhe drejtësisë. Marrëveshja pritet të sjellë përfitime konkrete si në aspektin e hulumtimit akademik, ashtu edhe në forcimin e trashëgimisë diplomatike shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.