Itineraret e Skënderbeut, konferencë ndërkombëtare në Amalfi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në 50-vjetorin e krijimit të saj, Centro di Cultura e Storia Amalfitana (CCSA. Qendra e Kulturës dhe Historisë Amalfitane) organizon një Konferencë Ndërkombëtare me titull “Sulle tracce di Scanderbeg. Itinerari castriotiani e culture arbëreshe nell’Italia del Sud” (Në Gjurmët e Skënderbeut. Itinerare kastriotane dhe kultura arbëresh në Italinë e jugut) , një aktivitet që ndërthur historinë, kulturën dhe kujtesën e komuniteteve arbëreshe në Italinë e Jugut me figurën simbol të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Konferenca do të zhvillohet në qytetet Gragnano dhe Amalfi gjatë datave 20-22 nëntor 2025 dhe do të jetë kulmi i një sërë veprimtarish kulturore që shënojnë 50-vjetorin e CCSA-së, institucion që promovon kërkimin dhe ruajtjen e trashëgimisë historike e kulturore të bregdetit amalfitan.

Ngjarja do të jetë e lidhur me botimin për herë të parë të një edicioni kritik në italisht të poemës epike Scanderbeide nga autorja Margherita Sarrocchi (Gragnano, 1560 – Roma, 1617), e para grua në letërsinë italiane që shkroi një poemë epike, frymëzuar nga figura e Skënderbeut. Botimi do të prezantohet gjatë konferencës dhe do të shoqërohet me një ekspozitë bibliografike në Bibliotekën Komunale të Gragnano, ku do të paraqitet edhe botimi origjinal i vitit 1623.

Konferenca synon të mbledhë studiues nga fusha të ndryshme si albanologjia, historia, sociologjia, letërsia, arkitektura dhe antropologjia për të eksploruar ndikimin historik e kulturor të migrimeve shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, zhvillimin e kulturës arbëreshe dhe ruajtjen e trashëgimisë së saj në shekullin XXI.

Tematika përfshin letërsinë gojore dhe të shkruar, traditat fetare, migracionin, artin, muzikën, folklorin, si dhe sfidat e ruajtjes së identitetit kulturor sot. Kontributet do të përzgjidhen përmes një thirrjeje të hapur (Call for Papers), ndërsa punimet e përzgjedhura do të botohen pas vlerësimit shkencor në përmbledhjen e konferencës.

Kryetari i Komitetit Shkencor është Prof. Francesco Altimari (Universiteti i Kalabrisë), dhe pjesë e tij janë emra të njohur nga bota akademike shqiptare dhe italiane, si Matteo Mandalà, Evalda Paci, Armela Panajoti, Arsim Sinani dhe të tjerë.

Afati për dorëzimin e abstrakteve është 30 maj 2025. Prezantuesve të pranuar u ofrohet akomodim dhe shërbim i plotë logjistik nga organizatorët. Tarifa e pjesëmarrjes është 150 euro dhe përfshin përfitime të tjera si anëtarësimi në CCSA për periudhën 2025-2026 dhe kopje falas të botimeve të konferencës.

Ky aktivitet përfaqëson një urë të rëndësishme mes kujtesës historike, identitetit kulturor dhe bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar në emër të një figure që bashkon popuj: Skënderbeu.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.