Për të tetën herë radhazi, Kuvendi i ri i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit, nuk ka arritur të konstituohet plotësisht. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë shumicën e thjeshtë prej 61 votash të nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit më të lartë legjislativ në vend.
Në votimin e fundit, Haxhiu mori vetëm 54 vota pro, ndërsa 44 deputetë votuan kundër dhe 3 abstenuan. Krahasuar me seancat e mëparshme, ku ajo kishte marrë 57 vota, kësaj here u vu re mungesa e disa deputetëve nga radhët e LVV-së, duke e dobësuar më tej mbështetjen për kandidaturën e saj.
Seanca konstituive, e cila nisi më 15 prill, ka kaluar vetëm dy nga pikat e rendit të ditës: verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve. Pika e tretë, ajo për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ka mbetur pezull për shkak të mungesës së konsensusit dhe numrave të nevojshëm.
Seanca e radhës është caktuar për më 1 maj, ndërsa mbetet të shihet nëse Albin Kurti dhe partia e tij do të arrijnë të sigurojnë votat e nevojshme për të kaluar këtë ngërç institucional dhe për të zgjedhur Haxhiun në krye të Kuvendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.