Intervista/ Sfidat e përkthimit të poezisë së Dritëro Agollit në frëngjisht

E martë, 8 Korrik, 2025

Poezia është një dritare që të jep mundësinë të kapërcesh përtej kufijve gjuhësorë, duke
krijuar ura mes kulturave dhe kohërave. Është arti i fjalës ai që i jep shpirt letërsisë dhe që e bën një varg të mbijetojë nëpër breza, duke ruajtur fuqinë dhe magjinë e tij, pavarësisht gjuhës në të cilën përcillet.
Kur poezia e një autori si Dritëro Agolli përkthehet në një gjuhë tjetër, ajo nuk është më
thjesht një përmbledhje fjalësh të sistemuara në rreshta, por një akt i thellë dashurie dhe
përkushtimi ndaj artit të fjalës dhe shpirtit të një kombi.
Një poet si Agolli nuk mund të përkthehet vetëm me fjalorë e gramatikë; ai kërkon
ndjeshmëri, njohje të thellë të kulturës nga e cila buron dhe të asaj ku do të mbërrijë.
Fjala e tij, shpesh e thjeshtë në dukje, mbart brenda një univers ndjesish, ironie, nostalgjie dhe mençurie popullore. Pikërisht kjo ka qenë sfida dhe njëkohësisht frymëzimi i përkthyesve Alexandre Zotos dhe Evelyne Noygues të cilët kanë ndërmarrë një mision fisnik: të sjellin në gjuhën frënge tingullin, emocionin dhe humorin e pakrahasueshëm të Agollit.

Nëpërmjet përkthimit të tyre, ata e bëjnë poetin e madh të ndihet po aq i gjallë dhe i afërt për lexuesin frankofon, sa edhe për shqiptarët që e mbajnë poezinë e tij si një pasuri shpirtërore.
Përkthimi i një poeti të tillë nuk është thjesht një akt gjuhësor, por një rrugëtim i thellë në
botën e tij krijuese, një përpjekje për të ruajtur ritmin, forcat figurative dhe thellësinë
filozofike që e bëjnë Agollin kaq të dashur për lexuesit e tij.

Si mund të përkthehet në një tjetër gjuhë ai humor i hollë që fshihet mes vargjeve? Si mund të përcillet melankolia dhe dhembja e mallit pa humbur origjinalitetin e saj? Cilat janë dimensionet e reja që merr poezia e Agollit në frëngjisht dhe si e percepton lexuesi i huaj këtë botë poetike kaq shqiptare në thelb?
Në këtë intervistë, Alexandre Zotos dhe Evelyne Noygues ndajnë përvojën e tyre, sfidat dhe kënaqësitë që sjell përkthimi i një figure kaq të rëndësishme të letërsisë shqipe. Ata flasin për vështirësitë e përkthimit poetik, për çastet kur fjala duket e papërkthyeshme dhe për kënaqësinë e gjetjes së nuancës së duhur që e mban vargun të gjallë edhe në një tjetër gjuhë. Mbi të gjitha, ky botim është një dhuratë për shqiptarët e diasporës, për ata që mes dy gjuhëve kërkojnë tingullin e shpirtit të tyre, për ata që duan të ndajnë poezinë e vendit të tyre me miqtë e huaj, dhe për të gjithë ata që besojnë se fjala është një urë e fuqishme mes kulturave.

Një dialog i pasur dhe i ndriçueshëm, ku poezia bëhet shteg për të bashkuar botët.

Çfarë e bën tërheqëse veprën e Agollit për t’u përkthyer në frëngjisht?

Pjesa e humorit në poezitë e  Agollit është diçka që, në çdo gjuhë, dhe natyrisht në frëngjisht, është në gjendje të tërheqë dhe të  mbajë vëmendjen e lexuesit. Kjo është një pasuri për pjesëtarët e diasporës që hedhin një hap drejt gjuhës së tyre amtare dhe duan të kalojnë nga gjuha e vendit pritës ku banojnë në gjuhën e të parëve të tyre.

Cilat ishin sfidat më të mëdha gjatë përkthimit të poezive të Agollit nga shqipja në frëngjisht? 

 Gjuha frënge është më abstrakte në structure sesa gjuha shqipe. Kështu, ajo ndryshon  nga shqipja në lidhje me cilësitë e shprehjes, transmetimit, saktësisë dhe sintezës. Gjuha shqipe është më e kënduar, luan me theksa tonikë dhe efekte ritmi. Pra, e gjithë sfida qëndronte në mënyrën e rikthimit të gjallërisë, thellësisë së fjalëve dhe pranisë aktive të poetit në thëniet e tij.  Kështu, në poezinë “Tani dhe Larani”, vëmë re një lëkundje të përhershme krahasuese mes dy fëmijëve: i gjithë teksti artikulohet sipas pikave dhe kundërpikave. Prandaj puna jonë qëndroi në shënjimin e qartë të këtyre lojërave të kundërshtimit apo të alternimit që stimulojnë poezinë. Në poezinë “Në amfiteatrin e Butrintit” jemi në prani të një lloj ndërhyrjeje mes spektatorëve, aktorëve dhe roleve të repertorit antik që ata mishërojnë. E gjithë kjo vihet pothuajse në të njëjtin nivel. Në përkthim, duhej të mos e humbnim nga sytë lexuesin, madje edhe autorin e poemës, pak a shumë të asimiluar si spektatorët e një tragjedie të kohëve të lashta.

Si e keni trajtuar përkthimin e figurave letrare dhe simboleve specifike në poezinë e Agollit?  A ka pasur ndonjëherë vështirësi në përshtatjen e këtyre elementeve në gjuhën frënge?

Roli i elementeve natyrore na duket se karakterizon universin poetik të Dritëro Agollit. Ndjenja e energjisë jetësore manifestohet shpesh në peizazhet e tij, në personazhet e tij, kafshët dhe njerëzit. Në poezinë e tij “Pulëbardha”, pulëbardha hidhet në një mjedis armiqësor, por edhe nuk do që të ngordhë (vdesë) në një hapësirë të mbyllur. Asaj i duhet që të matet me fatkeqësinë dhe vdes, si në dehjen e një beteje përfundimtare me elementet natyrore. Në poezinë “Kali dhe gomari”, kemi një kalë që inatoset nën zgjedhën e zotërisë. I zbritur në pozitën e dytë për të lejuar gomarin të ngrihet në lartësinë e tij, ai zemërohet, sepse gomari mbetet i pafuqishëm për të përshtatur hapin e tij me dikë më të fortë se ai. Gomari nuk mund të shpëtojë nga gjendja e tij. Kali ecën shumë pranë tij dhe do të donte ta tërhiqte ngarkesën në mënyrë më dinamike dhe më lirshëm.

Sipas znj. Evelyne Noygues, lexuesit bëhen dëshmitarë të një përballjeje, një sprove forcash dhe kjo mund të interpretohet si një prirje e poetit për të shprehur sprovat që po kalon populli shqiptar. Për z. Alexandre Zotos, kjo përputhje simbolike është pak e detyruar dhe arbitrare, sepse as gomari, as kali, as fshatari nuk i referohen posaçërisht sprovave të njerëzve.

Në përkthimin e poezive, a keni përdorur ndonjë metodë ose teknikë të veçantë që ju ka ndihmuar të pasqyroni më mirë ritmin e poezisë së Agollit?

Vendimi për të përkthyer “me katër duar”, të dy bashkë, merr kuptimin e tij të plotë përballë sfidës së çdo përkthimi, sidomos kur teksti është i përqendruar dhe i pasur në përmbajtje. Është një dialog i pandërprerë mes dy mendjeve (përkthyesve) që bashkohen për të rikthyer dendësinë dhe specifikën e tekstit në fjalë.

Kemi punuar çdo poezi, duke e përkthyer veçmas. Pastaj patëm kënaqësi të madhe në diskutimin e secilit formulim derisa arritëm atë që qe më e përshtatshme. Dhe kjo kënaqësi arriti kulmin e saj kur qasjet tona përkatëse rezultuan në një të përbashkët edhe më të plotë.

A ka pasur ndonjë poezi më të vështirë për ta përkthyer për shkak të përdorimit të dialektit, fjalëve të vjetra apo shprehjeve tradicionale?

Sipas nesh, poezitë e zgjedhura nga redaksia e Qendrës së Botimeve për Diasporën janë të një stili mjaft klasik dhe të aksesueshme për publikun e synuar nga ky botim – brezat e rinj të diasporës të vendosur në vendet frëngjishtfolëse, si dhe për të zbuluar ose për të njohur më mirë një nga poetët kryesorë të  Parnassus-it shqiptar. Fjalët e përdorura i referohen jetës së përditshme dhe gjithçkaje që rrotullohet rreth botës së njohur të shtëpisë. Kjo është arsyeja pse poezitë e Agollit vlerësohen aq shumë edhe sot nga brezat e rinj dhe mbeten mirë në traditën e universit bukolik (arat, deti, lumenjtë, zogjtë etj.) të Naim Frashërit.

Çfarë ndryshimi keni vënë re në mënyrën se si poezia e Agollit mbërrin te lexuesi frëngjishtfolës krahasuar me atë shqiptar?

Pse të bëhet dallimi midis secilit prej këtyre lexuesve? Poeti është universal. Kjo është arsyeja pse poezitë e tij mund të kalojnë kufijtë për t’u pranuar në gjuhë të ndryshme. Asgjë specifike nuk i kushton lexuesit frëngjishtfolës përveçse ndoshta këtij rusticiteti dhe këtij humori specifik të Dritëro Agollit, me një referencë të dëshmuar ndaj fabulave të Jean de la Fontaine, madje me njëfarë afiniteti me Viktor Hugonë për shkak të vendit që u jepet forcave natyrore, hapësirës së botës: detit, diellit, erës, hënës.

Lidhur me lexuesin e diasporës, cila është qasja juaj e përkthimit në këtë botim?

Gjatë punës sonë jemi përpjekur që të kemi gjithmonë parasysh një lexues që jeton larg vendlindjes, prindërve apo gjyshërve. Kemi përjashtuar çdo nivel gjuhe tepër të rrallë dhe të kërkuar, për t’u ofruar lexuesve nga diaspora një qasje më të lehtë ndaj vargjeve origjinale të poetit. Nëse ky botim do t’i drejtohej një audience vetëm frëngjishtfolëse, zgjedhjet tona të përkthimit do të kishin qenë shumë të ndryshme në raste të ndryshme.

A mendoni se mesazhi i poezisë së Dritëro Agollit arrin të përcillet edhe te lexuesi i huaj?

Ky botim nuk ka për qëllim lexuesit e huaj, por më tepër një audiencë nxënësish me origjinë  shqiptare që jetojnë në vende të ndryshme frëngjishtfolëse. Gjithashtu synimi i tij parësor është të ruajë praktikën e gjuhës shqipe mes tyre dhe ta bëjë atë të dashur me të njëjtën dashuri si atdheu origjinal. Agolli është autori ideal bashkëkohor për të kryesuar këtë mision, me poezi të kapshme dhe shumëngjyrëshe, mjaft të lehta për t’u mbajtur mend, përfshirë pikërisht atë të titulluar “Atdheu”.

 Ç’mund të thoni për lexuesin e kësaj përmbledhjeje?

Përgjatë këtij përkthimi ne kemi pasur parasysh lexuesin frëngjishtfolës edhe përtej Republikës Franceze. Frëngjishtja është gjuha e 5-të më e folur në botë. Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) bashkon 321 milionë folës francezë në 4 kontinente dhe 93 milionë nxënës dhe studentë. Shqipëria është anëtare e OIF-së që nga viti 1999 dhe 30 000 shqiptarë janë frëngjishtfolës.

 A keni ndonjë projekt tjetër të ngjashëm të përbashkët që ju po planifikoni?

Dëshira jonë është të vazhdojmë të punojmë së bashku, sepse nga kjo përvojë e parë lindi një alkimi e bukur. I urojmë QBD-së suksese të mëdha në projektet e saj të përkthimit të veprave letrare të autorëve shqiptarë për diasporën, pas Dritëro Agollit, si dhe Mitrush Kutelit botuar në vitin 2020. Përfitojmë nga rasti për të falënderuar përzemërsisht Prof. asoc. dr. Lorena Dedja, redaktoren e këtij edicioni, me të cilën shkëmbimet e mendimeve kanë qenë shumë të vlefshme. Në të ardhmen do të dëshironim të merrnim pjesë në përkthimin e një përmbledhjeje të disa poetëve, klasikë dhe  bashkëkohorë, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që mësuesit e shqipes dhe nxënësit e tyre që jetojnë jashtë trojeve shqiptare të kenë një zgjedhje më të madhe tekstesh dhe autorësh.

Alexandre Zotos – Përkthyes letrar

Alexandre Zotos lindi në vitin 1939 në Saint-Étienne (Francë). Ai është profesor doktor “agrégé de lettres classiques” në fushën e letërsisë. Zotos ka qenë pedagog në Universitetin Jean Monnet në Saint-Étienne, ku ka mirëpritur edhe Ismail Kadarenë si Doktor Honoris Causa. Ka studiuar gjuhën dhe qytetërimin shqiptar në INALCO dhe ka marrë pjesë në konferenca dhe festivale letrare kushtuar letërsisë shqipe. Për shkak të lidhjes me origjinën e tij, ai pretendon gjithashtu se i përket zonës së Ballkanit. Zotos është fitues i Çmimit Jusuf Vrioni (2011) dhe anëtar nderi i Klubit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve Shqiptarë në Athinë. Ka përkthyer në frëngjisht vepra të autorëve shqiptarë të shquar, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Ali Podrimja, Xhevahir Spahiu, Eqrem Basha dhe Agim Vinca. Gjithashtu, ai ka botuar antologji të letërsisë shqipe dhe studime mbi figurat kryesore të saj. Përmes veprës së tij, Zotos ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e letërsisë shqiptare në hapësirën frankofone.

Evelyne Noygues – Përkthyese letrare

Evelyne Noygues është një përkthyese letrare nga frëngjishtja në shqip dhe anasjelltas. Ajo ka studiuar në Institutin Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale (Inalco) në Paris, ku ka përfunduar një master dhe një kurs të dyfishtë në gjuhën shqipe dhe histori.

Në fushën e përkthimit letrar, ajo ka sjellë në frëngjisht vepra të autorëve shqiptarë si Mitrush Kuteli, Luljeta Lleshanaku, Ridvan Dibra dhe Jeton Neziraj, si dhe ka përkthyer komikun e njohur  të Hergé në shqip. Përkthimet e saj janë vlerësuar me çmime prestigjioze, duke përfshirë Çmimin e Përkthimit të P.E.N. Club France (2022) dhe nominime në çmimet “Société des Gens de Lettres” (2018) dhe “Pierre-François Caillé” (2019). Noygues është aktive edhe në përkthimin e dramaturgjisë shqiptare, duke qenë pjesë e rrjetit evropian të përkthimit teatror.

Ajo ka dhënë leksione mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe drejton blogun letrar. Përveç kësaj, është anëtare e disa organizatave të rëndësishme të përkthimit dhe letërsisë në Francë.  Alexandre Zotos – Përkthyes letrar  Alexandre Zotos lindi në vitin 1939 në Saint-Étienne (Francë). Ai është profesor doktor “agrégé de lettres classiques” në fushën e letërsisë. Zotos ka qenë pedagog në Universitetin Jean Monnet në Saint-Étienne, ku ka mirëpritur edhe Ismail Kadarenë si Doktor Honoris Causa. Ka studiuar gjuhën dhe qytetërimin shqiptar në INALCO dhe ka marrë pjesë në konferenca dhe festivale letrare kushtuar letërsisë shqipe. Për shkak të lidhjes me origjinën e tij, ai pretendon gjithashtu se i përket zonës së Ballkanit. Zotos është fitues i Çmimit Jusuf Vrioni (2011) dhe anëtar nderi i Klubit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve Shqiptarë në Athinë. Ka përkthyer në frëngjisht vepra të autorëve shqiptarë të shquar, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Ali Podrimja, Xhevahir Spahiu, Eqrem Basha dhe Agim Vinca. Gjithashtu, ai ka botuar antologji të letërsisë shqipe dhe studime mbi figurat kryesore të saj. Përmes veprës së tij, Zotos ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e  letërsisë shqiptare në hapësirën frankofone.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.