Një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e shtetasve të kërkuar nga drejtësia shqiptare është finalizuar me sukses. Eduard Vushaj, 39 vjeç, i dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Shkodrës për vjedhje me armë, është arrestuar në Greqi nga autoritetet vendase.
Operacioni “Kartela e kuqe” u finalizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Fast Albania, Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Interpol Tiranës, në koordinim me homologët grekë.
Sipas autoriteteve, në vitin 2013, në fshatin Grabom, Vushaj, në bashkëpunim me një tjetër person, ndaloi një automjet në të cilin udhëtonin dy shtetas. Duke i kërcënuar me armë, ai u mori paratë dhe automjetin, ndërsa më pas i plagosi të dy me thikë. Për këtë ngjarje, në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e dënoi me 16 vite burgim për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Arrestimi i Vushajt në Greqi është kryer me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ndërkohë që procedurat për rikthimin e tij vijojnë në bashkëpunim të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.
Ky operacion vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë së Shtetit për kapjen dhe vënien para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.