Qytetet serbe shpallin Vuçiçin non grata,marrin hov protestat kundër presidentit

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Pakënaqësia ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç po merr përmasa të reja në disa qytete të Serbisë, ku qytetarët dhe opozita kanë nisur veprime simbolike për ta ndëshkuar politikisht dhe moralisht.

Në Novi Pazar, dhjetë vjet pasi Vuçiç u nderua me titullin “Qytetar Nderi”, banorët i kanë kërkuar kuvendit komunal përmes një letre zyrtare që t’ia heqë këtë titull. Shkak është bërë zhgënjimi i thellë ndaj mënyrës së tij të qeverisjes.

Një kërkesë e ngjashme ka ardhur edhe nga opozita në Leskovc, e cila ka deklaruar se Vuçiç është “më pranë titullit persona non grata sesa qytetar nderi”.

Ndërkohë në qytetin e Pirotit, afër kufirit me Kosovën dhe Bullgarinë, qytetarët e kanë shpallur zyrtarisht Vuçiçin si person të padëshiruar. Protesta dhe deklarata të ngjashme janë mbajtur edhe në Çaçak, ku ai dhe kryeparlamentarja janë akuzuar për përhapje urrejtjeje dhe përçarje të brendshme.

Sipas analistëve të medias Nova, kjo është një shenjë e qartë e rënies së madhe politike të Vuçiçit, i cili tashmë po krahasohet nga mediat serioze me Sllobodan Millosheviçin në fund të karrierës së tij. Televizioni N1, partner i CNN në Serbi, theksoi se presidenti aktual po vepron gjithnjë e më shumë si një diktator që i është kthyer popullit të tij dhe destabilizimit të rajonit.

Vetë Vuçiç, në një deklaratë që ngjalli reagime, u shpreh se është i mbushur me mllef dhe dëshirë për hakmarrje ndaj atyre që, sipas tij, e kanë dëmtuar atë dhe familjen e tij.

“Kam frikë se diçka e keqe ka filluar të shfaqet tek unë, në kokën time, dhe ajo është se si t’ua kthej gjithë atyre që më kanë bërë kaq shumë dëm,” deklaroi Vuçiç.

Reagimet në rritje nga qytete të ndryshme janë një sinjal i fortë i zhgënjimit qytetar dhe rënies së besimit në lidershipin aktual të Serbisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.