Lamtumirë Papa Françesku! Mijëra besimtarë në sheshin Shën Pjetër

E martë, 1 Korrik, 2025

Në Vatikan po zhvillohet ceremonia e lamtumirës për Papa Françeskun, i cili përcillet sot nga mijëra besimtarë dhe udhëheqës botërorë në një funeral solemn në Sheshin e Shën Pjetrit.

Në predikimin e mbajtur gjatë meshës së varrimit, kardinali Giovanni Battista Re, dekani i Kolegjit Kardinalor, theksoi ndikimin e jashtëzakonshëm të papatit të Papa Françeskut. “Plebishiti i manifestimeve të dashurisë dhe pjesëmarrjes që kemi parë këto ditë na tregon sa shumë ka prekur mendjet dhe zemrat papati i Papa Françeskut,” u shpreh kardinali Re.

Në këtë ditë të dhimbshme, ai tha: “Në këtë shesh madhështor të Shën Pjetrit, ku Papa Françesku ka kremtuar shumë herë Eukaristinë dhe ka kryesuar takime të mëdha për 12 vjet, jemi mbledhur rreth trupit të tij me zemra të trishtuar, por të mbështetur nga siguria e fesë që na siguron se jeta njerëzore nuk përfundon në varr, por në shtëpinë e Atit, në një jetë lumturie të përjetshme.”

Ceremonia nisi me pjesëmarrjen e rreth 200 mijë njerëzve, siç njoftoi zyrtarisht Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Mes të pranishmëve ndodheshin edhe udhëheqës të rëndësishëm botërorë. Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen shkëmbyen një përshëndetje të shkurtër në shesh përpara nisjes së funeralit, ndonëse mbetet e paqartë nëse do të ketë një takim dypalësh mes tyre pas ceremonisë. Të pranishëm gjithahstu edhe presidenti shqiptar Bajram Begaj dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Lamtumira për Papa Françeskun shënon fundin e një papati që preku botën përmes mesazheve të mëshirës, thjeshtësisë dhe drejtësisë sociale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.