Tryezë shkencore në Prishtinë: Rrugëtimi i Kosovës drejt UNESCO-s

E martë, 17 Nëntor, 2026

Instituti Albanologjik në Prishtinë, përmes Degës së Folklorit, organizoi tryezën shkencore me temën “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: Vlerat e kulturës jomateriale në listën e trashëgimisë botërore: përvojat nga Shqipëria”. Ky aktivitet mblodhi studiues e ekspertë të trashëgimisë kulturore për të ndarë përvoja dhe për të diskutuar hapat që Kosova duhet të ndjekë për të bërë pjesë të saj UNESCO-n.

Në fjalën e tij, Naim Berisha nga Instituti Albanologjik theksoi rëndësinë e përvojës shqiptare, duke e cilësuar atë si një udhërrëfyes të çmuar për Kosovën në këtë proces. “Po prezantojmë një rrugëtim të suksesshëm që miqtë tanë nga Shqipëria kanë ndjekur drejt UNESCO-s,” tha ai.

Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, theksoi se aktivitete të tilla shërbejnë për të ndihmuar edhe njohjen e dukurive të tjera të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ekspertë të fushës ndanë përvojat e tyre nga përgatitja e dosjeve për elementë të ndryshëm të trashëgimisë shqiptare. Muzikologu Vasil Tole theksoi rëndësinë e zbatimit të konventave ndërkombëtare mbi trashëgiminë, ndërsa antropologia Dorina Arapi nënvizoi se çdo dosje për UNESCO duhet të jetë e mbështetur nga ekspertiza antropologjike.

Etnologia Amanda Kodra Hysa foli për ndryshimet në qasjen e UNESCO-s gjatë viteve të fundit, duke sjellë si shembull rastet e dosjes së xhubletës dhe kërcimit të Tropojës, të cilat janë përgatitur në mënyrë paralele. Ndërsa etnologia Afërdita Onuzi theksoi se përfshirja në UNESCO duhet të fillojë me njohjen dhe vlerësimin fillimisht nga vetë komuniteti që ka krijuar elementin e trashëgimisë.

Tryeza kishte për qëllim informimin dhe përgatitjen për procesin e hartimit të dosjes për pasurinë kulturore dhe shpirtërore që Kosova synon ta përfshijë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.