QSPA prezanton 23 botime studimore në Panarin e Librit Akademik në Prishtinë

E premte, 16 Maj, 2025

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, u prezantuan dje botimet më të fundit të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në kuadër të edicionit të IV të Panarit Ndërkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, një ngjarje me rëndësi për promovimin e dijes dhe trashëgimisë shkencore shqiptare.

Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të njohura të fushës akademike dhe studimore, mes tyre edhe Drejtoresha Ekzekutive e QSPA-së, prof. Diana Kastrati dhe drejtoresha e studimeve, Dr. Dorina Arapi, të cilat prezantuan me përkushtim dhe profesionalizëm punën pesëvjeçare të institucionit në ruajtjen dhe promovimin e identitetit arbëresh.

Prof. Kastrati ofroi një pasqyrë kronologjike të 23 botimeve të Qendrës, që përfshijnë fusha si gjuhësia, letërsia, etnokultura dhe historia e komunitetit arbëresh. Ajo theksoi se këto vepra janë rezultat i një pune të palodhur dhe vizioni të qartë për dokumentimin dhe studimin shkencor të trashëgimisë arbëreshe, shpesh të lënë në harresë.

Ndër botimet më të rëndësishme u veçua revista shkencore “Continuum”, e vetmja e këtij lloji në hapësirën shqiptare, e cila i kushtohet ekskluzivisht studimeve mbi komunitetin arbëresh. Sipas Kastratit, “Continuum” ka sjellë një standard të ri në botimet periodike shkencore, duke hapur një dritare të rëndësishme për studiuesit e fushës.

Nga ana e saj, Dr. Dorina Arapi shtoi se pritet botimi i disa titujve të rinj që aktualisht janë në përgatitje, si dëshmi e vazhdimësisë së angazhimit të QSPA në ndriçimin e rrënjëve arbëreshe.

Ky aktivitet e mbylli me sukses Panarin e Librit Akademik dhe Shkencor, i cili pritet të rikthehet më 23 prill të vitit të ardhshëm, në Ditën Botërore të Librit, duke konfirmuar rëndësinë e bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe shkëmbimeve kulturore në botën akademike shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.