Malajzia heq vizat për shtetasit e Kosovës. Osmani: Lidhjet po forcohen çdo ditë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se shteti i Malajzisë ka marrë vendim për të hequr vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke lejuar udhëtimet pa vizë për qëndrime deri në 30 ditë.

Në një postim në platformën “X”, Osmani e cilësoi këtë si një zhvillim të rëndësishëm në kuadër të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, veçanërisht përpara vizitës së saj zyrtare në Malajzi javën e ardhshme.

“Përpara vizitës time zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, u jam thellësisht mirënjohëse autoriteteve të Malajzisë për vendimin e tyre për të lejuar lirim nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë. Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës ka shprehur mirënjohje të sinqertë ndaj institucioneve malajziane, duke theksuar se ky vendim forcon më tej pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe përmirëson lëvizshmërinë e qytetarëve të saj në rajon dhe më gjerë.

“Mezi pres të angazhohem me liderët shtetërorë javën e ardhshme ndërsa punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe për të avancuar interesat e përbashkëta të popullit tonë”, përfundoi Osmani.

Vendimi i Malajzisë shihet si një hap domethënës për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe një fitore për politikën e jashtme të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.