SHBA/ Përcillet me nderime ushtaraku 25 vjeçar Fitim Nela – Iceman

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Ushtarakut të Gardës Kombëtare Fitim Nela – Iceman, iu dha një lamtumirë e fundit solemne të shtunën(18 prill) në Bronks – Nju Jork, ndërsa, vëllai i tij i pikëlluar ka pranuar në mënyrë ceremoniale Flamurin amerikan të palosur me të cilin ishte mbuluar arkivoli me trupin e tij.
Është, gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë dikujt që e duam dhe që na deshte. Familja dhe miqtë duhet t’i thonë lamtumirë të dashurit të tyre Fitim Nela (Valhalla, Nju Jork), i cili ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare, më 12 prill 2025.
Fitim Nela u përcoll për në banesën e fundit me nderimet e larta ceremoniale ushtarake, në një ceremoni ku morën pjesë qindra qytetarë amerikan dhe bashkëkombas të të ndjerit , ushatarakut të ushtrisë Amerikane.
Nela, i cili ishte pjesë e Batalionit S1 të Divizionit të Ushtrisë Amerikane, me gradën E5, humbi jetën në një ngjarje aksident të rëndë automobilistik të shtunën e 12 Prillit, në magjistralen Lake Park Road në qytetin Belton të Teksasit. Vdekja e tij e menjëhershme ishte nga një aksident që për fat të keq ishte me pasojë fatale për jetën e tij e cila u ndërpre në moshë të re.
I ndjeri, ishte ushtarak i dalluar në ushtrinë Amerikane, me bazë të Teksas, ndërsa kishte qenë dhe pjesë e shërbimeve elitare të forcave amerikane në Afganistan.
Prej korrikut 2018 ai u inkuadrua në ushtrinë amerikane, ndërsa në vitin 2022, Nela, u promovua si pjesë e Batalionit S1, (grada E5),duke dhënë shpresë për një të ardhme të ndritur, u shprehen eprorët e tij.
Në kronologjinë e të ndjerit, thuhej se ai, në kuadrin e aksioneve të shërbimeve elitare të forcave amerikane në Afganistan u dallua për disa aksione të guximshme në përplasje me talibanët,  teksa dhe ishte nderuar edhe nga Pentagoni me disa Medalje.
Të shtunën, ai do të nderohej me një funeral që do të mbajë shenjën e thellë të dhimbjes së madhe të prindërve të tij, familjarve, shoqatës “Peja” në Nju Jork, miqve e të afërmeve, komunitetit, shokëve dhe kolegve, duke u përcjell me nderime të larta ushtarake dhe të një një respekti ceremonial ushtarak amerikan si simbol të përkushtimit dhe atdhedashurisë.
Autokolona e makinave të policisë (NYPD), e shoqëroi makinën mortore nga shtëpia e funeralit “Lucia-Dbari Funeral home”, duke bllokuar gjatë gjithë rrugës autostradën, dersa në kompleksin e Varrezave qytetare “Kensico Cemetery”, Vallhalla, NY,  iu dha një lamtumirë e fundit solemne.
Në ceremoninë funebre e organizuar nga një skuadër e uniformave  ceremoniale të Gardës Kombëtare Texsas, është ezekutuar në trumpet kumti lirik tradicionale i ushtrisë amerikane  :” Goodbye!, Lamtumirë!”.
Ndërsa, pas palosjes ceremoniale ushtarake flamuri amerikan me të cilin ishte mbuluar arkivoli iu dorzua vëllait të tij: Ju lutemi pranoni këtë flamur si një përmbledhje të vlerësimit tonë. Në emër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe Gardës Kombëtare, Ju lutemi pranoni këtë flamur për të shprehur atë vlerësimin tonë për të nderuarit!
Kurora vendosën në ceremonin e lamtumirës për Fitim Nelën, NYPD Westchester County Police Department and New York State Police Department, si dhe oficeri i policisë shqiptaro – amerikani High ranked NYPD officer me iniciale K.B, Garda Kombëtare Tx, Shoqata e Motoçiklistve” Hells Ego- Bell County Tx”, Shoqatës “Peja” në New York, Forumi i Gruas i Shoqatës “Peja”, koleg, miq të afërm dhe pjestar të komunitetit shqiptar.
Fitim Nela humbi jetën në një ngjarje të rëndë të shtunën e 12 Prillit,  nga një aksident me motoçikletë, dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.
Sipas rrjeteve sociale, thuhet se, i ndjeri, Fitim Nela që vdiq, në moshën 25 vjeç, është i biri i Enis Nelës, që do të dërgojë në Kosovë, konkretisht në Pejë, fabrikën e parë për prodhimin e municioneve, pasi ata thonë se informacionin e kan të zyrtarizuar edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ndërsa, familja Nela tashmë ka hapur dyert e mortit në SHBA, me rastin e kësaj humbje, çdo ditë atyre po u shprehin ngushëllimet më të thella për familjen Nela në SHBA dhe Kosovë, të njohurit e të ndjerit dhe ushtrinë amerikane.
Kurse, familja tha se ka marrë edhe një telegram ngushëllimi ku shprehen ngushëllime të thella për familjen pejane në SHBA, nga Organizata e Veteranëve të Luftës dega në Pejë.
Familja Nela tha se këtë të diel 27 prill nga ora 10AM deri në orën 4PM ka për të hapur të pamen në zyrat e Shoqatës Peja – Bronx NY.
Po ashtu ata thanë se kan falënderuar të gjithë ata që e kanë ngushëlluar me rastin e vdekjes së djalit të tyre Fitim Nela :  “Me zemër të pikëlluar, por edhe plot mirënjohje, dëshirojmë t’ju falënderojmë të gjithë juve, që na qëndruat pranë në këto momente të vështira pas ndarjes nga jeta të të dashurit tonë Fitim Nela , i cili ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare, më 12 prill 2025.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.