Business Insider: Arsyeja pse dy amerikanë lanë San Diegon për Tiranën

E premte, 27 Qershor, 2025

Pas vizitës në 47 vende, Alicia Walter dhe Nathan Stark vendosën të ndërpresin udhëtimet dhe të vendosen në zemër të Ballkanit – në Shqipëri. Çifti amerikan, që qëndron pas blogut të udhëtimeve “The Passport Couple”, jeton që nga viti 2023 në Tiranë dhe thotë se nuk mund të ishin më të lumtur me këtë zgjedhje.

Në një rrëfim për Business Insider, Alicia (28) dhe Nathan (41) e përshkruajnë Shqipërinë si një perlë të fshehur të Evropës. Sipas tyre, vendi ofron një përzierje mahnitëse të natyrës, kulturës autentike dhe mikpritjes së jashtëzakonshme. Ata thonë se janë trajtuar si pjesë e familjes që në fillim.

“Shqipëria është e bukur dhe është ende e paprekur nga turizmi masiv. Ka ushqim të mrekullueshëm, njerëz të dashur dhe një kosto jetese shumë më të përballueshme krahasuar me SHBA-të,” thotë Alicia.

Çifti tregon se jeton në një apartament të ri 70 m² në Tiranë, për të cilin paguan 450 euro në muaj. Kostoja mujore për energji, ujë dhe internet nuk i kalon 100 euro. Krahasuar me qiranë që paguanin më parë në San Diego – 1,250 dollarë për një apartament më të vogël dhe më larg qendrës – kjo për ta përbën një ndryshim të madh pozitiv.

“Këtu kemi gjithçka brenda një distance në këmbë: furrën e bukës, tregun e zarzavateve, librarinë e madje edhe kafenetë ku mund të rrish me orë të tëra me një ekspres dhe një gotë ujë,” shprehet Alicia. Ata theksojnë se Shqipëria nuk ofron jetë nate të ngjeshur si në vendet perëndimore, por në vend të saj, jeta sociale zhvillohet në ambiente të gjelbërta, në të ashtuquajturat “hapësira të treta”, me xhiro, takime spontane dhe një kulturë kafenesh të mirëformuar.

Megjithatë, Shqipëria nuk është pa sfida. Ata përmendin mungesën e adresave të sakta për dërgesa, nevojën për të blerë produkte të ndryshme në dyqane të ndryshme dhe zhvillimin e ngadaltë të infrastrukturës. Por për çiftin amerikan, këto janë vetëm detaje në krahasim me përfitimet e shumta që ofron jeta në Shqipëri.

“Kjo zgjedhje na ka lejuar të kursejmë, të investojmë në blogun tonë dhe të vazhdojmë të udhëtojmë. Shqipëria është bërë baza jonë e ëndrrave,” thotë Nathan. Ata nuk e përjashtojnë mundësinë për të blerë një shtëpi në Itali në të ardhmen, por për momentin janë të lumtur dhe të frymëzuar në atdheun e shqiponjave.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.