Pensionet me Greqinë, rrugë e gjatë: Bisedimet mund të zgjasin mbi 5 vite

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga një takim me të moshuarit në qytetin e Gjirokastrës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ende nuk ka një afat të qartë për përfundimin e negociatave me Greqinë për njohjen reciproke të pensioneve. Edhe pse dialogu është nisur, procesi duket se do të kërkojë kohë të gjatë, për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe tensioneve të herëpashershme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive. Ne kemi filluar negociatat, por nuk e dimë sa do zgjasin,” u shpreh Kryeministri, duke theksuar se bëhet fjalë për një volum të madh pune dhe koordinimi mes administratave të të dy vendeve.

Ekspertët e fushës së pensioneve parashikojnë një kohëzgjatje nga dy deri në pesë vite e më shumë. Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve, tha se “në skenarin më optimist, dy vite do të ishin të mjaftueshme për të zgjidhur pikat e mosdakordësisë dhe për të çuar përpara një marrëveshje përfundimtare mes palëve.”

Por për aktivistin Etmond Guri, skenari më i besueshëm është ai i zvarritjes përtej pesë viteve. “Çështja ‘Beleri’ dhe përplasjet e fundit politike kanë ndikuar negativisht në klimën mes dy vendeve. Për Greqinë, është hera e parë që përballet me kundërshti të drejtpërdrejta nga Shqipëria, dhe shesimi i këtyre marrëdhënieve kërkon kohë,” u shpreh Guri.

Greqia mbetet shteti me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë – mbi 670 mijë – ndjekur nga Italia, Maqedonia e Veriut, SHBA dhe Gjermania. Megjithatë, njohja e kontributeve të punës për qëllime pensioni me Greqinë ka munguar për më shumë se tre dekada.

Sipas Guri, përtej vullnetit politik, çështja ka edhe një kosto të madhe financiare për Greqinë. “Njohja e pensioneve do të thotë që qindra mijëra shqiptarë do të përfitojnë, gjë që përkthehet në një barrë të rëndë për skemën greke të pensioneve.”

Në rast arritjeje të një marrëveshjeje, emigrantët do të kenë mundësinë të bashkojnë vitet e punës në të dy vendet dhe të përfitojnë pensione të kombinuara, bazuar në kontributet përkatëse.

Megjithatë, ndërsa negociatat teknike janë në rrjedhë, mbetet për t’u parë se kur do të konkretizohen rezultatet në një marrëveshje të firmosur që do t’u japë fund pritjes së gjatë të mijëra qytetarëve shqiptarë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.