Britania planifikon dërgimin e refugjatëve në Ballkan me mbështetjen e OKB-së

E martë, 17 Nëntor, 2026

Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë territorit të saj, një lëvizje që po përshkruhet si “revolucionare” nga mediat britanike dhe që ka marrë mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Sipas “The Telegraph”, diskutimet mes Sekretares së Brendshme britanike, Yvette Cooper, dhe përfaqësuesve të UNHCR kanë përfshirë edhe mundësinë që vende të Ballkanit të pranojnë azilkërkues të refuzuar, kundrejt mbështetjes financiare nga Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkohë, gazeta “The Times” raportoi se qeveria në Londër është duke shqyrtuar mundësinë e ngritjes së qendrave të posaçme për emigrantët jashtë vendit, me Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut si opsione të mundshme.

Dokumentet e UNHCR theksojnë rëndësinë e “sistemeve efikase të kthimit” dhe pranimin e qendrave të tilla, për sa kohë që nuk cenohet e drejta për azil dhe respektohen standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Monitorimi i kushteve në këto qendra do të ishte një komponent thelbësor i planit.

Modeli që po merret në konsideratë është ai italian, ku qeveria e Italisë ka ngritur dy qendra për përpunimin e kërkesave për azil të emigrantëve në portin e Shëngjinit, në Shqipëri. Qeveria britanike mund të ndjekë një qasje të ngjashme për të përballuar fluksin në rritje të emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez.

Kjo nismë vjen në një moment kur numri i emigrantëve që mbërrijnë ilegalisht në Britani ka shënuar rritje të ndjeshme. Vetëm të premten, 51 emigrantë u kapën dhe zbarkuan në portin e Doverit, ku njëri prej tyre humbi jetën për shkak të një emergjence mjekësore.

Në anën tjetër, opozita ka reaguar ashpër. Sekretari i Brendshëm në hije, Chris Philp, akuzoi qeverinë laburiste dhe kryeministrin Keir Starmer për “humbje të kontrollit të kufijve”, duke e krahasuar situatën aktuale me planin e mëparshëm të konservatorëve për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, një projekt që u anulua pas ndryshimit të pushtetit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.