Poezia është si një kokë e bukur gruaje

E premte, 16 Maj, 2025
E premte, 16 Maj, 2025

Poezia është si një kokë e bukur gruaje

(Kumtesë në promovimin e antologjisë “Pena e Gruas” organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë)

Është magjike të ndodhesh në Librarinë “Ferguson” në Stamford, ne këtë sallë rrethuar nga libra të të gjitha zhanreve nga autorë botërorë, të përjetosh këto tituj librash që në imagjinatën time duken si Misse Bukurie si Sofia Loren, Elizabeth Taylor apo Margarita Xhepa dhe konkretisht këtu në zemër të Stamfordit, Connecticut.

Antologjia me gratë poete më dha muzë, perëndeshën e frymëzimit ku poezitë e tyre janë si petalet e trëndafilta ndër fllade që sjellin qiellin e shpirtit plot dashuri ndër lexues.  Penat e argjendta kultivojnë farërat që aq shumë i kanë çmuar dhe shijuar lexuesit ndër vite.

Kur fillova të shkruaja ndonjë varg të thjeshtë qysh në klasën e pestë ndjeja aromën e metaforave sikur nëna ime që kultivonte farërat e luleve sidomos ato të lule mëllagave shëruese që aq shumë i ka çmuar dhe i mbillte nëpër saksi dhe avllitë me pllaka të shtruara nga mjeshtrit e kalldrëmeve.  Ja kështu janë dhe poezitë në këtë antologji me lloj lloj lloj trëndafilash, me më të bukurën pasuri natyrore.

Poezinë e bukur e kam thellë në pejzat e shpirtit dhe më jep një kënaqësi estetike të paparë ashtu si shiu kur pikon dhe petalet gudulisen në lëkundje, si imazhi i Evës në kopshtin e Edenit.  Pa lulet dhe gruan bota do të qe në zhdukje/ Mbushur me djaj si në botën e ferrit.

Është një antologji ku bota do të shoh dhe më bukur gratë shqiptare poete, sepse ato janë si sytë “smerald” të gjelbër, “safirë” me reflekse blu, apo të zezë të butë në të kadifejtë. Sytë e lexuesit do të zhyten si në pellgje uji të shndritshëm, kur Hëna sapo ka derdhur rrezet e saj nazike në natën me yje.  Këtu krijohet mrekullia, emocioni i papërsëritshëm, sepse është depërtuese dhe zbulojnë thellësitë e fshehura në pellgje drite të lëngshme.

Bota e gruas shqiptare është akoma një univers i patreguar, një univers që e kemi për detyrë me penën tonë t’ja tregojmë botës që na rrethon këte kaleidoskop ndjenjash, ngjyrash të padukshme të shpirtit të thellë, paqësor dhe të mprehtë.

Në këtë qylym të endur aq bukur në avlemendin poetik me disa prej tyre kam lundruar në yjësitë e natës si psh në poezinë e nënë Terezës e mahnitur nga shkëlqimi i butë i dritës së shpirtit të saj nëpërmjet vargjeve: “Ki gjithmonë parasysh se lëkura krijon rrudha/ flokët bëhen të bardhë/ ditët shndërrohen në vite/ Por ato që janë të rëndësishme, nuk ndryshojnë/ forca jote dhe bindja jote nuk kanë moshë”.

Si poete e gjej vehten gati në këtë parajsë simfonike dhe ndjej përqafimin e një shenjtoreje shqiptare më e famshmja në rruzullin tokësor.  Është një udhëtim poetik aromatik plot delikatesë si një drenushë e butëz mbi lëndinat e gjelbërta rrethuar me pemë si statuja Mikelanxheloje.

Ëndërroj që të propozohet një grua poete me një talent elektrik për çmimin nobël, sepse janë magji unike lirike.  Natyrisht ka shumë gra poete me letërkëmbime poetësh të famshëm në botë dhe le të krijohet edhe fondi epistolar i grave shkrimtare.  Ëndërroj gjithmonë të bëj vepra bamirësie jo vetëm me poezi, por dhe në realitet dhe kjo e fundit është poezia më e bukur e jetës, është rreze drite e shndritshme në renë e turbullt të dikujt. Gratë poete frymëzojnë e një prej tyre është Maya Angelou me poeemën “Gruaja Fenomenale” që thotë: Oh, jam kaq e jashtëzakonshme/ Një femër e mrekullueshme/ Jam unë/ Tani e kuptoni, se përse nuk kam nevojë të tund kokën/ të klith a të lëviz më kot/ a të flas me zë të lartë/ Nëse shihni që përmes kaloj me krenari të thellë…/ Shijomëni!  E lumtur natyrisht që poezitë e mia së pari t’ja lexoj burrit tim të dashur dhe të jetë kritiku më i kualifikuar, më i fortë, më i ashpër, por në fund jemi në unison si në poezinë e  Martha Rivera Garrido që shkruan: Mos u dashuro pas një gruaje që lexon/ Mos u dashuro pas një gruaje energjike, të hareshme/ të kthjellët, rebele, moskokëçarëse/ Mos të qëlloftë të dashurohesh pas një kësi gruaje/ se kur dashurohesh pas një gruaje të tillë/ në qëndroftë apo jo pranë teje, në të dashtë apo jo/ një grua të tillë, s’e harron dot më, Kurrë!

Doemos s’mund të harrohet kurrë, sepse poezia është si një kokë e bukur gruaje.

Autorja e shkrimit është shkrimtare, ish sekretare pranë Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, autore e tetë librave, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë New York-un, Albany dhe në Online si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.